Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur konkretisht në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, vetëm pak momente më parë.
Banorët e zonës janë alarmuar, ndërkohë që nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.