Ngjarja në Velipojë/ Basha: Peshku qelbet nga koka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar lidhur me situatën e rendit në vend pas konfliktit me katër të vrarë që ndodhi gjatë mesnatës në Velipojë. Basha deklaroi se ngjarja vjen si pasojë e modelit që sundon vendin, duke theksuar se “peshku qelbet nga koka!”. “Trushpëlarë, apologjistë me apo pa qira: boll akuzuat njerëzit për të keqen që ka plasur kudo! Është vetëm pasojë e modelit që sundon vendin! Peshku qelbet nga koka!”, shkruan Basha në “Twitter”. Deklarata e kryedemokratit vjen pas asaj të kryeministrit Rama, i cili nga Vlora foli për një ristrukturim në Policinë e Shtetit. Më herët nga Vlora, Rama shmangu komentet për vrasjen e katërfshtë, por theksoi se do lançohet një fazë e re ristrukturimi e Policisë.

Kryemdokrati Basha, në një reagim të mëhershëm tha se shteti është gjunjëzuar para krimit të bërë njësh me pushtetin e korruptuar, ndërsa e konsideroi cinik reagimin e Edi Ramës. Kryedemokrati iu referuar një postimi të kryeministrit në rrjetet sociale, ku Rama shpërndau foto nga bregdeti me mbishkrimin “Mirëmëngjesi nga Velipoja e dashur”, pak orë pas ngjarjes së rëndë. Megjithatë postimi u fshi vetëm pak minuta më vonë nga faqja e kryeministrit në “Facebook”. Në një reagim menjëherë pas ngjarjes së Velipojës, Basha i është referuar statusit të Ramës, ku ky i fundit përshëndeti nga me një foto nga bregdeti i Velipojës. Basha dënon postimin e Ramës, të cilin e quan cinik, teksa shkruan se shteti është gjunjëzuar përpara krimit. Kreu i PD bën përgjegjës për situatën kryeministrin Rama.

“Kur policia reduktohet në vegël të regjimit për të mbrojtur pushtetin dhe lidhjet me krimin, kur përgjigja e vetme sa herë përgjaken qytetet tona është “hëngshin kokat e tyre”, jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në rrezik. Me postimin cinik si i sotmi pas masakrës së Velipojës, përgjegjësi për këtë situatë nuk e fsheh dot përgjegjësinë e tij, por vetëm rikonfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit të bërë njësh me pushtetin e tij të korruptuar deri ne palcë”, shkruan Basha në “Twitter”.

Të fundit

“Fajin e kanë shqiptarët”, kuza nga Serbia për krime nga kosovarët

Shqiptarët janë përherë fajtorët sipas shtetit serb. Sipas Fondit për të Drejtat Humanitare rezulton se gjatë vitit 2024, Prokuroria...

Aksident në aksin Delvinë-Sarandë, Toyota del nga rruga, shoferi…

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në vendin e quajtur ‘Stiar’. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se shtetasi...

130 mln euro për yllin e Real Madridit, Perez më në dilemë se kurrë

Braziliani Rodrygo është kthyer në çështje te Real Madrid dhe klubi madrilen ende nuk ka vendosur për të ardhmen e brazilianit. Në anën tjetër,...

Netanyahu: Kemi informacione, Irani mashtron në negociatat me SHBA

“Irani do të vazhdojë negociatat e rreme ku gënjejnë dhe tallin SHBA-të” “Ata duan të vazhdojnë këto negociata të rreme ku gënjejnë, mashtrojnë dhe tallin...

Zbulimi i varrit në Malin e Dajtit, flet njeriu anonim: Aty prehet Pablo…

Pas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e “JOQ Albania”, ku spekulohej nga një grup vajzash se kishin gjetur në Malin e Dajtit një...

Lajme të tjera

Web TV