SHBA kërkon ndjekjen penale të luftëtarëve të ISIS, Blinken: Kjo situatë është e pajustifikueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se ndalimi i rreth 10,000 luftëtarëve të Shtetit Islamik (IS) në kampet në Siri, ka çuar në një “situatë të paqëndrueshme”.

Luftëtarët e grupit ekstremist janë internuar në kampe që udhëheqin forcat kurde, me mbështetjen e SHBA-së, qëkur Shteti Islamik është shpallur i mposhtur, në vitin 2017.

Duke folur në një takim në Romë për luftën kundër Shtetit Islamik, Blinken tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’u bëjnë thirrje vendeve që t’i riatdhesojnë, rehabilitojnë dhe ndjekin penalisht shtetasit e tyre, që i janë bashkuar grupit.

“Kjo situatë është e pajustifikueshme. Nuk mund të zgjasë gjithmonë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’i nxisin vendet e origjinës, përfshirë partnerët e koalicionit, që t’i riatdhesojnë, rehabilitojnë dhe, ku është e mundur, ndjekin penalisht qytetarët e tyre”, tha Blinken.

Ai tha se mposhtja e plotë e Shtetit Islamik kërkon adresimin e kërcënimeve që paraqet grupi jashtë Irakut dhe Sirisë, më saktësisht në Afrikë.

Shteti Islamik ka marrë kontrollin e pjesëve të mëdha të Irakut dhe Sirisë në vitin 2014.
Grupi është mundur ushtarakisht tre vjet më vonë nga një koalicion ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Që nga ajo kohë, grupi ka kryer sulme nëpër pjesë të Irakut verior dhe në kufi me Sirinë. Në muajt e fundit, zyrtarët irakianë ua kanë atribuar militantëve të Shtetit Islamik më shumë se 25 sulme vdekjeprurëse.

 

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV