Gjendet në Athinë piktura e Pikasos e humbur prej vitesh, në pranga një person

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një pikturë e realizuar nga Pablo Pikaso, e që u vodh nëntë vite më parë në një galeri të arteve të bukura, është gjetur në një muze në Greqi.

Policia thotë se piktura e Pikasos, ku në fokus ka qenë figura e gruas, është gjetur së bashku me një pikturë e një mulliri me erë, që daton nga viti 1095 dhe mban firmën e artistit holandez Piet Mondarin.

Të dyja këto vepra, kanë qëndruar prej vitesh në Galerinë Kombëtare të Athinës. Për këtë ngjarje është arrestuar një person grek, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Piktura e realizuar nga piktori i njohur Pikaso, shfaq portretin e një gruaje, e veshur me stilin e grave kubaneze.

Autoritetet ndërkombëtare kishin njoftuar ato greke, mbi dyshimin se piktura ndodhej brenda territorit të tyre, por një pretendim i tillë është mohuar nga pala greke.

Pritet që autoritetet të mbajnë gjatë ditës së sotme një konferencë shtypi dhe të tregojnë gjetjen e pikturës së njohur.

Të fundit

Dita e dytë e Samitit në Shkup, diskutohet Plani i Rritjes dhe rruga drejt integrimit

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, po zhvillohet takimi i liderëve të Bashkimit Evropian-Ballkani Perëndimor, kushtuar Planit të Zhvillimit,...

Luks i shfrenuar, polemika për dasmën madhështore të djalit të liderit të Çeçenisë

Një dasmë luksoze në Çeçeni ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe ka ndezur debatet në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për martesën e Adam Kadyrov, djalit 17-vjeçar...

Vangjeli: Berisha i trembet vendimit, SPAK e ka betejën kryesore!

Analisti Lorenc Vangjeli analizoi në “Top Story” gjyqin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, seanca për të cilin u shty sërish sot në GJKKO, pasi kryedemokrati...

Hong Kongu, kur përfundon një epokë dhe fillon pasiguria

1 Korrik 1997 Fundi i një epoke: Hong Kongu i dorëzohet Kinës pas 156 vitesh si koloni britanike  Nga Leonard Veizi  Në atë mesnatë të nxehtë...

Shemsi Prençi: Berisha përdori PD për të shpëtuar kokën e vet dhe të familjes

Sali Berisha e përdori Partinë Demokratike jo për të adresuar shqetësimet e popullit opozitar, por për hallet e tij personale dhe të familjes së...

Lajme të tjera

Web TV