Shqipëria blen dronë të armatosur tip “SIHA” dhe tip “IHA” nga Turqia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konkretizohet marrëveshja për blerjen e dronëve ushtarakë në Turqi, dhe sipas medias turke “Yeni Şafak” Shqipëria ka shpenzuar për blerjen e tyre 8 milionë euro.

“Yeni Şafak” ka zbuluar për herë të parë edhe tipin e dronëve superinteligjentë, tip IHA dhe SİHA prodhuar nga “Baykar Defense” në Turqi.

Sipas saj bëhet fjalë për mjetet ajrore pa pilot, që prodhohen në industrinë e mbrojtjes me armatim tip (SIHA) të cilët janë dronë të armatosur dhe dronë pa armatim tip (IHA).

Gjatë vizitës në Stamboll në fillim të muajit qershor, kryeministri Edi Rama njoftoi arritjen e një marrëveshje për pajisjen e vendit me disa dronë inteligjentë që do të shërbenin për monitorimin e territorit.

Këta dronë të konsideruar unikë e kanë renditur sot Turqinë në mesin e vendeve të pakta në botë të afta në këtë fushë.

Aktualisht në vendin tonë dronët janë përdorur nga Policia e Shtetit për të kapur shkeljet në rrugë të drejtueseve të automjeteve me shpejtësi tej normave./MCN.tv

Të fundit

Shqipëria, një nga pesë vendet europiane më mikpritëse për shtetasit amerikanë

Shqipëria është një nga pesë destinacionet europiane më mikpritëse për shtetasit amerikanë. Cepee Tabibian, një eksperte për lëvizjet jashtë vendit,...

Procesi/ Berisha në planin B, mosnjohje zgjedhjesh dhe betejë ligjore

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për manipulim masiv të votës, shpërdorim fondesh publike dhe presion mbi zgjedhësit. Ai i ka bërë thirrje dhe...

OKB: Mbi 28,000 gra dhe vajza të vrara në Gaza që nga tetori i vitit 2023

Më shumë se 28,000 gra dhe vajza janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor 2023, sipas UN Women. Shifra...

Parashikimi i motit për sot, 21 maj 2025

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas –...

Lajme të tjera

Web TV