Ngjarja e rëndë në Velipojë/ Kamarierët e Shkodrës mbledhin 2.5 milion lekë bakshishe për Musaen Zenelin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rehyl Toska, një nga kamarierët më të vjetër të Shkodrës, i cili ka marrë një nismë sa të veçantë aq edhe sensibilizuese.

Ai ka vendosur me të gjithë bakshishet që ka mbledhur bashkë me kolegë të tjerë t’ia dhurojnë nënës së Musaen Zenelit, që humbi jetën në ditën e parë të punës në masakrën e ndodhur në Velipojë.

Ai tha se se janë mbledhur 2.5 milion lekë bakshishe dhe sot në orën 12 do të shkojë t’ja dorëzojë nënës së tij.

Toska theksoi se të punosh kamarier në Shqipëri është paragjykim, por që sipas tij puna është nder.

“Idea ishte për të kontribuar me familjen time dhe aty jam prek. Kam që 16-17 vjeç deri më sot që punoj. Sot kam një lokal timin. Jam interesuar për familjen dhe do të shkoj t’ja çoj direkt në dorë të nënës së vet.

Fjala kamarier është përbuzje në Shqipëri sidomos, unë mbaj familjen time më këtë gjë. Më thonë ca punon kamarier, mbahen fëmijët me bakshish. Puna është nder.

Me kismet të madhit zot rreth orën 12 do shkoj t’ja dorëzoj nënës së tij. Kanë ardhur njerëz më kanë dhënë lekë me zarf, me lekë në dorë, unë nuk kam hap llogari, po më kanë pritur shumë mire”, tha ai.

Të fundit

Franc List, frymëzuesi i romantizmit muzikor

Nga Leonard Veizi Në panteonin e figurave kolosale të artit, ku muzika gërshetohet me pasionin dhe shpirti njerëzor sfidon kufijtë...

Rama rrëfen për median gjermane dhunën ndaj tij në ’97/ Ishte tentativë vrasje

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, ka folur mes të tjerash për një episod të rëndë në jetën e tij...

Prezantohen katër nënkryetarët e rinj të bashkisë Tiranë, ja sektorët që do të mbulojnë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka prezantuar katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë Tiranë. Prezantimet e reja kanë ardhur...

Shqipëria prezanton pozicionin negociues për Grup-kapitullin 5 me BE-në

Shqipëria po bëhet gati të paraqesë Pozicionin e saj Negociues për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grup-kapitullin 5: “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”. Ministrja...

Reshje dhe ulje temperaturash/ Ja çfarë do të ndodhë me motin përgjatë muajit Gusht

Meteorologia Anira Gjoni thotë se temperaturat gjatë fillimit të gushtit do vijojnë në këto vlera që na kanë shoqëruar gjatë kësaj jave. Gjoni tha...

Lajme të tjera

Web TV