Super çmimi/ Makina e Princeshës Diana e dhuruar për fejesë nga princi Charles shitet në ankand

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një makinë e Princeshës Diana nga Princi Charles si një dhuratë e fejesës është shitur për më shumë se 52,000 £ (72,000 dollarë) në ankand.

Ford Escort Ghia i vitit 1981 u shit për rreth 30,000 dollarë më shumë sesa vlera më e ulët i çmimit të ofruar.

Vlerësimi i ankandit kishte sugjeruar që makina të arrinte midis 30,000 dhe 40,000 (41,500 dollarë dhe 55,400 dollarë). Me tarifa, çmimi përfundimtar i shitjes ishte 52,640 £ (72,800 dollarë).

Makina, sipas CNN, është shitur së bashku me targën e saj origjinal të regjistrimit, ngjyrën origjinale dhe radion. Ndërkohë një detaj që është zbuluar se makina ka përshkuar më shumë se 83 mijë milje.

Kompania që organizoi ankandin në një deklaratë ka thënë se kjo makinë ka shërbyer për një kohë të gjatë për lëvizjes e Princeshës Diana.

Makina iu dha Diana nga Princi Charles në maj 1981, dy muaj para dasmës së çiftit, sipas ankandëve të Reeman Dansie. Princesha e re drejtoi automjetin deri në gusht 1982.

Pjesës së përparme e Ford i është vendosur një nuskë bretkose argjendi në kapuç, një kopje e një dhuratë nga motra e Dianës, Sarah Spencer.

Super çmimi/ Makina e Princeshës Diana e dhuruar për

Reeman Dansie tha se dhurata ishte për t’i kujtuar Dianës “përrallën e një vajze të bukur, puthja e së cilës shndërron një bretkosë në një princ”. Ata  thanë se shitësi pa emër ishte një grua që ishte një admiruese e madhe e Diana dhe e cila i kishte mbajtur të fshehta rrënjët mbretërore të makinës edhe nga miqtë e saj.

Nuk është hera e parë që një automjet Diana shitet për një shumë mbresëlënëse – kabrioja e saj Audi u shit vitin e kaluar për 58,000 (80,300 dollarë).

Lexo edhe :  "The Times”: Shqiptarët lëvizin me gomar, ndërsa Enver Hoxha dhe Byroja...

Super çmimi/ Makina e Princeshës Diana e dhuruar për

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV