Me kokainë në makinë, arrestohet efektivi i policisë në Tiranë! Në pranga edhe dy shokët e tij (Emrat)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

3 persona janë arrestuar pranë rrugës së Kosovarëve në Tiranë, pasi u kapën me kokainë në makinë, ndërsa njëri prej tyre duhej të ishte nën masën e arrestit të shtëpisë.

Mes personave të arrestuar është edhe Elefterios Sullaj, oficer i patrullës së përgjithshme në komisariatin e policisë nr.2 në Tiranë. Dy të arrestuarit e tjerë janë miq të tij, Mikel Zhegu dhe Eris Tafa. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin ishin përfshirë në shpërndarjen e drogave të forta.

Raportohet se Sullaj bënte ‘mburojën’ e shokëve të tij që i ndihmonte të shmangnin kontrollet e kolegëve të tij, madje shpesh herë bënte edhe rolin e shoferit teksa shpërndanin kokainë në zonën e  ish-Bllokut dhe zonën e Komunës së Parisit.

Arrestimi i tyre erdhi pas disa muajsh hetime të SPAK me metoda proaktive. Mikel Zhegu ishte në masën e arrestit të shtëpisë, pasi ishte dënuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Të fundit

Revoltë 9 mujore në Serbi! Arrestime dhe dhunë. Si do mbyllet kjo histori?

Ndërsa protestat kundër korrupsionit në Serbi hyjnë në muajin e nëntë, ato nuk tregojnë asnjë shenjë zbehjeje. Përkundrazi, po...

Artan Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit! PD, jo më fenomen politik

Shifrat që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në parlament, për akademikun Artan Fuga do ta degradojnë më tej qeverisjen në Shqipëri. Në një intervistë për...

Përfundon rinumërimi në Durrës, Kalaja: më kanë vjedhur 11 vota

Njësoj si edhe në dy rastet e tjera, edhe përfundimi i procesit të rinumërimit në qarkun e Durrësit, nuk ka prodhuar asgjë të re...

E zbuloi Xabi Alonso, Real Madridit i vjen oferta 40 mln euro për talentin

Gonzalo Garcia është padyshim zbulimi kryesor i Kupës së Botës për Klube. Sulmuesi spanjoll i panjohur deri para se të grubullohej nga Xabi Alonso...

Djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, raporti: Rrezik kancerogjen për banorët

Të martën paradite, pasi kodra e mbetjeve në Elbasan ishte gdhirë e përpirë nga flakët, në qytet mbërriti një grup ekspertësh për të matur...

Lajme të tjera

Web TV