Tentuan të korruptojnë policinë me 2.000 lekë/ Arrestohen 14 shoferë, hiqen 57 patenta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pezullohen 57 leje drejtimi, nga të cilat 38 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 19 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

“Policia Rrugore vijon kontrollin e pandërprerë në të gjitha akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.  

Goditen nga Policia Rrugore e Tiranës, dy raste të mitdhënies. Si rezultat janë arrestuar në flagrancë 2 drejtuesit e mjeteve, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, konkretisht shtetasit:  

  1. H., 40 vjeç, i cili drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, në rrugën “Jordan Misja”, dhe për të shmangur masën administrative, iu ka ofruar punonjësve të Policisë Rrugore, një kartëmonedhë me prerje 2000 lekë;  
  2. I., 21 vjeç, i cili qarkullonte me shpejtësi në bulevardin “Zhan D’ark”, pas një autoambulance, me qëllim që të kalonte semaforët dhe shmangien e trafikut. Pas kontrollit nga Policia Rrugore rezultoi se mjeti ishte i papajisur me siguracion. 21-vjeçari, për të shmangur masën administrative, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore, duke iu ofruar një kartëmonedhë me prerje 2000 lekë.  

Gjatë 24 orëve të fundit, nga kontrollet e kryera nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë në akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, si rezultat i përdorimit të radarëve, dragerave dhe kamerave janë evidentuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi, që drejtonin mjetin në gjendje të dehur apo nën ndikimin e alkoolit, që shkelnin semaforin apo përdornin celularin gjatë drejtimit të mjetit, që nuk vendosnin rripin e sigurimit dhe kryenin manovra apo parakalime të rrezikshme në rrugë.

Janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar gjithsej 57 leje drejtimi, nga të cilat 38 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 19 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu  janë ndëshkuar me masë administrative 2345 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse, mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë. 

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri”, njofton Policia. 

 

Të fundit

Aksionet në Theth/ Meta nga qelia: Akrepi nuk do të ndalet deri sa t’ia fusë edhe vetes

Ish-Presidenti Ilir Meta ka komentuar nga qelia aksionet për shembjen e objekteve në Theth. Në një postim në rrjetin social Facebook, Meta...

‘Furtunë’në bashkinë e Elbasanit/ Pas mbledhjes, dorëhiqen të gjithë zyrtarët

Një valë dorëheqjesh ka përfshirë Bashkinë Elbasan këtë fillim jave pas një kërkesës së Kryeministrit Edi Rama. Burime zyrtare konfirmojnë se drejtues të niveleve...

Fitime marramendëse, zbulohen shifrat e arkëtuara nga çdo skuadër në Botërorin e Klubeve

Botërori i Klubeve nuk ishte kompeticioni më i bukur i mundshëm. Kritikat ishin të shumta, si për kushtet ku ndikonte shumë temperatura, po ashtu...

E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete 44-vjeçarja afër banesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshmje në Durrës ku një 44-vjeçare është gjetur pa shenja jete nga familjarët afër banesës ku...

“2500 euro dita”/ Eksperti i sigurisë: Vetëm në Tiranë janë 1500 eskorta

Prostitucioni vijon të mbetet një aktivitet mjaft i përhapur dhe me të ardhura të larta në Shqipëri, pavarësisht ndërhyrjeve sporadike të policisë. Ky fenomen...

Lajme të tjera

Web TV