Akuzohen për përdhunimin e 15-vjeçares në Mirditë, 5 të rinjtë kërkojnë lirim nga burgu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për pesë të akuzuarit për përdhunimin e një 15-vjeçareje në fshatin Tarazh të Mirditës. Ngjarja u denoncua në muajin maj të këtij viti, ndërsa Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe 17-vjeçari A. Gj., kanë kërkuar në apel lirimin nga burgu.

Mirëpo, kërkesa e tyre nuk është pranuar nga Apeli. Prokuroria mësohet se është në pritje të përgjigjes së ekspertizës mjekësore, e cila do të vërtetojë nëse 5 të akuzuarit kanë abuzuar apo jo seksualisht me të miturën, pasi ata e kanë mohuar diçka të tillë.

Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe shtetasi me iniciale A. Gj., u arrestuan nga policia, pas denoncimit të 15-vjeçares, e cila pretendon se përmes shantazhit është përdhunuar nga 5 personat. Referuar dëshmisë së vajzës, rezulton se personi i parë që ka abuzuar me të miturën është 32-vjeçari Artan Kaçorri. Ky i fundit kishte patur lidhje me 15-vjeçaren dhe në muajin mars madje i kishte blerë dhe një telefon për të komunikuar me të.

Kaçorri kishte arritur që të mashtronte të miturën e ta merrte në makinë e më pas ka abuzuar seksualisht me të, duke i bërë dhe video e foto intime të cilat janë shpërndarë dhe tek 4 personat e tjerë, të afërm me njëri-tjetrin. Përmes videove dhe fotove, 5 personat kanë arritur ta shantazhojnë të miturën dhe ta detyrojnë atë që të kryejë marrëdhënie seksuale me ta në mënyrë të përsëritur./MCN

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV