Operacioni ndërkombëtar/ Çuçi: Proces vetë-pastrimi nga ata që nuk e meritojnë të jenë në radhët e agjencive ligjzbatuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar për operacionin ”Shpirti” ku u arrestuan dhjetëra persona mes të cilëve dhe zyrtarë të shtetit në Shqipëri si prokurori Maksim Sota, zyrtarë të lartë policie dhe dy shoqërues të Saimir Tahirit.

Çuçi thotë se në këtë aspekt ky operacion shërbeu edhe si një vetë-pastrim nga ata që nuk meritojnë të jenë në radhët e agjencive ligjzbatuese.
Ai thotë se në luftën ndaj paligjshmërisë do të ketë të tjera rezultate.

REAGIMI NGA BLEDI ÇUÇI

Policia e Shtetit ishte pjesë e një tjetër OPERACIONI NDËRKOMBËTAR për goditjen me ashpërsi të elementëve kriminalë të implikuar në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve, të dyshuar për korrupsion e pastrim parash, mes tyre edhe zyrtarë të agjencive ligjzbatuese. Ky është edhe një proces vetë-pastrimi, nga ata që nuk e meritojnë të jenë në radhët këtyre agjencive, e do të përgjigjen para ligjit.

Hetimi i mirë-koordinuar me autoritetet italiane dëshmon kapacitetet në rritje të SPAK dhe Policisë së Shtetit, që janë sot partnerë dinjitozë në luftën kundër krimit të organizuar, që nuk njeh kufij. Aksioni, shembull i ruajtjes së konfidencialitetit, me gjithë kompleksitetin e tij.

Pasuri të dyshuara me burim aktivitetin kriminal janë sekuestruar gjatë këtij operacioni, për të goditur financat e grupeve kriminale dhe kthyer këto pasuri, në të mira publike për qytetarët tanë.

Një vlerësim i posaçëm për prokurorët e angazhuar drejtpërdrejtë në hetim dhe gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, të agjencive që ndihmuan në këtë hetim, drejtuesve të operacionit, si dhe një falënderim për partnerët e huaj, për bashkëpunimin. Të tjera rezultate domethënëse do të ketë në luftën me paligjshmërinë!

Të fundit

Dashuri në një klimë të ftohtë: Putin dhe romanca e tij me Trump në Alaska

Nga David Smith, The Guardian Ai ishte momenti kur ai e kuptoi se ishte dashuri e vërtetë. Donald Trump u kthye...

Revoltat në Serbi, lëvizja studentore: Vuçiç po e dërgon vendin në luftë civile

Shumë media gjermane kanë raportuar për trazirat e fundit në Serbi. Pamje nga Novi Sadi dhe Beogradi u transmetuan në edicionin kryesor të lajmeve...

“Ti s’ke kënduar, s’do marrësh lekët”/ Shpat Kasapi rrëfehet për sherrin në dasmë

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një intervistë, ai i mohoi kategorikisht...

Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

Vitin e kaluar, mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës u tha se besojnë që jeta e tyre po ecën shumë mirë. Një dekadë më...

Thethi, përvojë që lë gjurmë/ Fshati piktoresk, destinacioni më i kërkuar i të huajve

Në zemër të Alpeve Shqiptare, Thethi nuk është thjesht një destinacion turistik, por një përvojë që mbetet në kujtesë përjetë. Nga Australia në Zelandën e...

Lajme të tjera

Web TV