Detaje nga aksidenti në Lezhë / 8 të plagosur mes tyre 5 të mitur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja nga aksidenti në aksin Lezhë-Shkodër.  Mësohet se 8 persona mbeten të plagosur, pas përplasjes së 4 automjeteve. Aksidenti ndodhi rreth orës 17 e 30 minuta të së shtunës pranë fshatit Mabë të Lezhës. Të plagosurit mes të cilëve 5 të mitur të moshës 12 deri në 17-vjeç janë dërguar në spitalet e Shkodrës dhe të Lezhës, ndërsa njëri prej tyre mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e plagëve të marra.

Në këtë aksidenti u përfshinë dy foristrada dhe dy autovetura dhe pas përplasjes njëra nga makina përfundoi jashtë rruge. Shkaqet e këtij aksidenti të katërfishtë mbeten ende të paqarta, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi nga policia:

Në vijim të informacionit paraprak, ju bëj me dije së në aksident janë përfshirë automjeti tip “Volkswagen” me drejtuese shtetasen A. L., banuese në Tiranë, automjeti tip “BMË” me drejtuese shtetasen E. R., banuese në Tiranë, automjeti tip “Landrover” me drejtues shtetasin A. L., banues në Shkodër dhe automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin A. V., të cilët janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Lezhës dhe Shkodrës një fëmijë i mitur 12 vjeç, K. Rr., 17 vjeç, R. I., 58 vjeçe dhe A. D., 26 vjeçe. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dhe 4 persona të tjerë, por pa probleme për jetën.

 

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV