Dhunonte djalin kur ishte i dehur, 7-vjeçari denoncon të atin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 36-vjeçar ka përfunduar në gjykatë, pasi u denoncua nga djali i tij i mitur, vetëm 7 vjeç se e dhunonte gjatë-gjithë kohës kur ishte në gjendje të dehur. Në vendin e gjykatës thuhet se, i mituri jetonte vetëm me të atin pasi nëna i kishte ndërruar jetë kohë më parë.

Ai ka kallëzuar se i ati nuk kujdeset për të, shumicën e kohës shkon i pirë dhe ushtron dhunë fizike ndaj tij. Në këto kushte, ai ushqehej dhe flinte tek fqinjët e tij, pasi ka frikë të shkojë në banesë, kur i ati është i pirë. I mituri ka shpjeguar për oficerët e Policisë Gjyqësore se i ati e ka qëlluar me bishtin e shkopit me të cilin lyen.

Lidhur me këtë kallëzim, i janë marrë deklarimet edhe shtetasit N. T., i cili është shprehur se kujdeset i vetëm për të birin, si dhe nuk e ka qëlluar atë por vetëm e ka këshilluar. Ndërsa sipas tij, ndodh që i biri të flejë tek të afërmit apo fqinjët për shkak se atje ka bashkëmoshatarët e tij dhe ndjen ngrohtëësi.

I janë marrë të dhëna shtetases R. M., e cila është punonjëse për mbrojtjen e fëmijeve, Njesia Administrative nr. 11. Ajo shpjegon se janë telefonuar nga shtetasja A. M., e cila ka thënë se shtetasi N. T., ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të birit, si edhe tregon neglizhencë të theksuar në trajtimin dhe ushqimin e tij. Ata e kanë gjetur fëmijën tek fqinjët dhe ai ka deklaruar vazhdimisht se nuk donte të rrinte me të atin dhe se ishte i frikësuar prej tij.

Gjithashtu, lidhur me këtë rast I janë marrë deklarimet edhe shtetases A. M., e cila ka shpjeguar se 7-vjeçari ka rreth një muaj që rri në shtëpinë e saj, sepse ka frikë të shkojë në banesën e tij prej të atit. Ajo thotë se ky i fundit, shumicën e kohës është i pirë. Ajo nuk e ka parë të dhunojë të birin, por e ka parë që ai e ndiqte me një shkop dhe e ka ndaluar një fqinjë tjetër. /MCN.tv

Të fundit

Veliaj sjell projektin e sheshit në fund të Bulevardit të Ri: Tirana moderne

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sjellë sot në vëmendje një nga projektet më ambicioze për kryeqytetin: ndërtimin e sheshit ceremonial...

Papa Leoni nisi zyrtarisht shërbimin! Premton të mos jetë “autokrat”

Papa Leoni XIV nisi zyrtarisht shërbimin e tij të dielën duke iu drejtuar konservatorëve që ndiheshin të përjashtuar nën paraardhësin e tij, duke bërë...

Ukraina: Rusia do të testojë një raketë balistike ndërkontinentale

Rusia planifikon të kryejë lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale për të frikësuar Ukrainën dhe Perëndimin sonte, sipas agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës. Sipas...

A reflekton vota e diasporës mendimin e emigrantëve?

GJERGJ EREBARA - Shumë janë shprehur të zhgënjyer për shkallën më të thellë të fitores që partia në pushtet siguroi mes emigrantëve nga sa...

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga rritja e presionit arterial ose hipertensioni, i cili është dhe shkaktar i sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru...

Lajme të tjera

Web TV