E rëndë në Velipojë/ Shpërthejnë disa bombola gazi në një hotel, plagosen rëndë 4 anëtarët e një familje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Velipojë, ku 4 anëtarët e familjes Gjoka kanë mbetur të plagosur, si pasojë e shpërthimit të disa bombolave të gazit në hotelin e tyre.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur Klarisa Gjika 15 vjeç, Danjela Gjoka 18 vjeç, Enriko Gjoka 19 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeç, pronarë të hotelit, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa janë transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. I lënduar ka mbetur edhe djali i familjes, i cili ka marrë vetëm një plagë të lehtë në krah dhe nuk ka pranuar të shkojë të spital për t’u mjekuar.

Shkaqet e shpërthimit të bombolave të gazit nuk dihen ende por bëhet me dije se në magazinë, në pjesën e pasme të hotelit, ka patur një numër të konsiderueshëm bombolash dhe një cisternë gazi, një pjesë e të cilave kanë shpërthyer, duke shkaktuar edhe ngjarjen e rëndë.

Shpërthimi duket të kenë i fuqishëm, pasi i gjithë kati i parë i hotelit është shkatërruar dhe orenditë e këtij objekti kanë fluturuar jashtë, ndërsa gjithcka brenda është shkrumbuar. Fatmirësisht, Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë bërë të mundur nxjerrjen e 5 bombolave të pa plasura, duke shmangur pasoja edhe më tragjike të kësaj ngjarje.

Në hotel, në momentin e shpërthimit nuk ka patur pushues, por kanë qenë vetëm anëtarët e familjes Gjoka, kryefamiljarja Alketa Gjoka dhe fëmijët e saj. Ata jetojnë në Shkodër, ndërsa shkuan në hotelin e tyre në Velipojë për të bërë përgatitjet e fundit për të pritur pushuesit. Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në 2017 në Velipojë. Shpërthimi i gazit në restorantin e Resortit “Fishta” në Velipojë shkaktoi 4 të plagosur rëndë.

Të fundit

Broja surprizon me klubin e ri, ja ku do të luajë futbollisti shqiptar këtë sezon

Armando Broja do të kryejë këtë fundjavë vizitat mjekësore me skuadrën e Burnley dhe do të firmosë një kontratë...

Temperaturat ekstreme “rrëzojnë” mijëra shqiptarë/ Urgjenca në alarm të vazhdueshëm

Mbi 100 mijë thirrje telefonike për ndihmë mjekësore i janë drejtuar Urgjencës Kombëtare gjatë muajve të verës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu,...

“Përvëlohet” veriu/ Vendet nordike regjistrojnë temperatura alarmante

Një valë e paprecedentë të nxehti ka përfshirë vendet nordike, duke përmbysur perceptimin e gjatë se klima në këto rajone mbetet e freskët dhe...

‘You lived a movie’/ Rikthimi i paharrueshëm i Dua Lipës në skenën kosovare

Faqja zyrtare e Sunny Hill ka ndarë një moment epik pas performancës së Dua Lipës në Prishtinë, duke e përshkruar koncertin si një përvojë...

Sulmohet deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe familja e tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, bashkëshortja e tij N.H. dhe vajza e tyre e mitur, rreth 14-vjeçare, kanë marrë lëndime trupore si...

Lajme të tjera

Web TV