Balla vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Shqipëria do të ketë këtë vit pavionin e saj në EXPO Dubai

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla me ftesë të Presidentit Këshillit Botëror për Tolerancë dhe Paqe, po zhvillon një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Balla zhvilloi një takim me Ministrin e Shtetit Sheikh Nahyan bin Mubarak Al Nahyan, ku diskutoi mbi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

“Sheikh Nahyan është Komisoneri i Përgjithshëm i EXPO Dubai, ku Shqipëria do të ketë pavionin e saj. Shqipëria dhe EBA kanë sot nivelin më të lartë të marrëdhënieve të tyre, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1992”, tha Balla.

Gjatë takimit Balla i shprehu mirënjohjen për LT Sheikh Mohammed bin Zayed al Nahyan, Princ i Kurorës së Abu Dhabit, nën kujdesin e veçantë të Lartësisë së Tij janë në proces ndërtimi 2000 shtëpi për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Nga an e tij Sheikh Nahyan bin Mubarak Al Nahyan u angazhua gjithashtu të ushtrojë ndikimin e tij për vendosjen e linjës direkte Abu Dabi – Tirana, duke arritur kështu në tre fluturime bë ditë nga Emiratet në Shqipëri.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shqipëria ndajnë një histori të rëndësishme bashkëpunimi për nismat humanitare dhe ne do të bashkëpunojmë me Emiratet Arabe edhe në nivel vendor me bashkitë e Qarkut Elbasan për disa projekte sociale.

Gjatë kësaj vizite Balla krahas takimeve me autoritete të Emirateve të Bashkuara Arabe në kryeqytetin Abu Dabi, ishte i ftuar edhe në intervista në studiot e Al Arabiya, Al Hadath, Emirates News.

Tema kryesore të diskutimit ishin rritja e interesit për investime dhe turizmit në Shqipëri nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara dhe vendet e tjera mike të këtij rajoni.

“Çdo ditë e më shumë po rritet numri i turistëve nga vendet arabe që po vizitojnë Shqipërinë përmes fluturimeve direkte nga Dubai, Sharjah, Riadi etj. Shqipëria është i vetmi vend në mesdhe dhe Europë i hapur tërësisht për turistët nga këto vende, ndërkohë edhe pa patur nevojë për viza. Shqipëria ofron një bregdet të shkëlqyer, hotele mjaft të mira, zona malore me peisazhe mahnitëse dhe mbi të gjitha mikpitjen shqiptare”, theksoi Balla.

Lexo edhe :  Shqipëria në BE në 2030? Kallas: Është e mundur, nëse bëhen ‘detyrat e shtëpisë’

Sipas Ballës, projekti i madh për Portin e Durrësit nga kompania ikonë e Dubait EMAAR është shprehja më kuptimplotë e një politike të sukseshme të Kryeministrit Rama në tërheqjen e investimeve strategjike në sektorin e turizmit elitar.

Gjithashtu gjatë bisedës në Al Hadath dhe Al Arabiya gazetarët e pyetën Ballësn edhe mbi strehimin në Shqipëri për qëllime humanitare të anëtarëve të PMOI, ku Balla theksoi faktin se Shqipëria zhvillon një politikë të linjëzuar dhe harmonizuar plotësisht me SHBA dhe me BE në Lindjen e Mesme.

Interes kishte edhe për mbajtjen në Shqipëri vjeshtën e kaluar të Konferencës Ndërkombëtare të Nivelit të Lartë mbi Anti-Semitizmin, duke nënvizuar faktin se Shqipëria ishte vendi i vetëm në Europë ku hebrenjtë nuk u persekutuan gjatë Luftës së Dytë Botërore, por përkundrazi u morën në mbrojtje nga vetë populli shqiptar.

Të fundit

Largimet masive nga partia, Ilir Meta nxjerr fëmijët në fushatë

Ilir Meta edhe pse në burg, kërkon të bëhet deputet në Tiranë. Për këtë arsye, ai ka nxjerrë fëmijët në...

Kushtetuesja shfuqizon vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të Arben Ahmetajt

Gjykata Kushtetuese prish vendimin për sekuestrimin e disa pasurive te ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj. Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin për sekuestrimin e një apartamenti në rrugën "Kreshnik...

PD çel fushatën me këngën e Rocky Balboas, Berisha entuziast krah amerikanit LaCivita

Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale në një miting të organizuar në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Kreu i kësaj force politike dhe pretendenti...

Jorida Tabaku:Gabimet me pronat dhe të përndjekurit do i zgjidhim brenda mandatit të parë

Partia Demokratike çel sot (11 prill) fushatën e saj elektorale për zgjedhjet e 11 majit, me shpresën se grupimi më i madh opozitar do dalë fitues...

Vendoset paqja në Japoni, Yakuza shpall fundin e luftës së brendshme

Organizata më e madhe kriminale në Japoni, Yamaguchi-gumi, ka shpallur zyrtarisht fundin e konfliktit të gjatë me një fraksion rival, duke premtuar se nuk...

Lajme të tjera

Web TV