Pamje të reja tronditëse e dëshmi rrënqethëse nga Japonia, konfirmohen 4 viktima nga rrëshqitja e dherave (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Japoni me mijëra punëtorë të emergjencës po kërkojnë nën rrënojat e një zone në qendër të një qyteti bregdetar që u shkatërrua nga një rrëshqitje masive dheu, të dëshpëruar për të gjetur të mbijetuar. Të paktën katër persona janë konfirmuar të vdekur ndërsa 80 të tjerë besohet të jenë zhdukur.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për dhjetëra njerëz të cilët mund të jenë të bllokuar nën rrënoja pas rrëshqitjes së dheut në qytetin turistik bregdetar të Atamit në Japoni. Të paktën katër persona janë konfirmuar të vdekur.

80 njerëz figurojnë ende të zhdukur dy ditë pas rrëshqitjes së dheut. Zyrtarët kanë në plan të publikojnë emrat e tyre, duke shpresuar se ndoshta nuk kanë qenë aty kur ndodhi fatkeqësia, pasi shumë prej apartamenteve dhe shtëpive në Atami janë shtëpi pushimi ose të marra me qira.

Deri në 130 shtëpi dhe ndërtesa u shkatërruan të shtunën kur katastrofa goditi qytetin turistik të ujërave termale, rreth 90 kilometra në jugperëndim të Tokios.

Dëshmitarët thanë se dëgjuan një oshëtimë ulëritëse ndërsa një rrëke e vogël uji u shndërrua shumë shpejt në një përrua dhe kalimtarët e rastit u dëgjuan të gulçonin nga tmerri në videot e celularëve të marra në çastin kur ndodhi katastrofa.

Naoto Date, një aktor që po vizitonte zonën pas xhirimit të një skene filmi, ishte në shtëpinë e tij pranë të ëmës, kur sirenat lëshuan alarmin.

“Të moshuarit këtu më thanë se nuk e kishin përjetuar asnjëherë më parë një gjë të tillë. Kur pashë vendet e rrafshuara, kuptova se atje ishin shtëpitë e ish-shokëve të mi të shkollës. Jam rritur këtu, ndaj ndjeva trishtim kur e pashë”, thotë aktori Naoto Date.

Lexo edhe :  Çfarë ndodhi? Pas arrestimit, Khaby Lame merr një vendim të fortë

Rrëshqitja e dheut të shtunën u shkaktua nga disa ditë shirash të rrëmbyeshëm. Parashikuesit e motit thanë se kishte patur më shumë reshje nga sa regjistrohen zakonisht në Atami gjatë gjithë muajin korrik.

Katastrofa vjen vetëm disa ditë para ceremonisë të hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios, e cila është lënë në hije nga rritja e numrit të infeksioneve me COVID-19 në të gjithë vendin./VOA

Të fundit

Arrestohet “piloti” nga Kamza, kreu manovra në rrugë me Audi dhe përplasi 5 këmbësorë

Një burrë u arrestua nga policia për shkak se përplasi 5 këmbësorë me makinë, teksa kryente manovra me makinën...

Luksi në turizmin tonë duhet të jetë si “bukë, kripë e zemër” për të gjithë…

Alba Malltezi Një port jahtesh në zonën turistike në Liguria është ndërtuar prej 1964. Janë 61 vite eksperiencë të turizmit lokal, global, e tani masiv....

E rëndë në SHBA!/ Atentat ndaj dy ligjvënësve demokratë. Dy viktima dhe një i plagosur

Dy ligjvënës nga Partia Demokratike në shtetin e Minnesotës janë sulmuar me armë në shtëpitë e tyre në SHBA. Si pasojë e të shtënave,...

Avioni humbi fuqinë e motorëve, tragjedia në Indi, vijojnë hetimet për shkaqet e rrëzimit

Avioni i Air India Boeing 787 dreamliner që u rrëzua këtë të enjte duke lënë pas 241 viktima brenda avionit të Pasagjerëve dhe vetëm...

Kupa e Botës për Klube, Messi: “Mundësi e shkëlqyer për të parë më të mirët”

Inter Miami nis aventurën në Botërorin e Klubeve në ndeshjen ndaj Al Ahly. Për këtë event që fillon të dielën, ka dhënë mendimin e...

Lajme të tjera

Web TV