Kryetari i PD-së Lulzim Basha në mëdyshjet politike për çështje të rëndësishme ku varet jo vetëm fati i tij. Nga Parlamenti, ndërkombëtarët, “çështja Berishë” dhe deri në qëndrimin për institucionet e reja të drejtësisë. Si pritet të luajë politikisht Basha dhe rreziku për të mbetur peng i “manifestit politik” që shkroi vetë tr evite më parë.
Nga Sebi Alla
Deri në orën 20.00 të 25 prillit, lideri i opozitës Lulzim Basha shpresonte dhe ndoshta besonte se do të ishte fitues i zgjedhjeve Parlamentare, por mbeti vetëm një ëndërr që nuk u realizua kurrë. U zgjua nga “letargjia politike” për të shkundur veten. Dështoi të merrte drejtimin e qeverisë, por mori atë që do më shumë, postin e kryetarit të PD-së, duke thyer rekord me veten për tre mandate rresht. Kohë për Bashën që të relaksohet përballë tulipanëve nuk ka, sepse shtatori di të vijë shpejt dhe ai duhet të zgjidhë disa mëdyshje me veten që nuk janë pak. Për një mendje të ftohtë, edhe pa pasur nevojë të verë në punë “CV-në” personale, Basha duhet të bëjë të kundërtën e asaj që ka bërë deri më tani. Mjafton vetëm kaq për tu konsideruar “i suksesshëm”…
Parlamenti
Ligjërimi politik i Bashës pas humbjes së zgjedhjeve Parlamentare është fare i qartë; i konsideron zgjedhjet si “masakër elektorale”, duke artikuluar edhe mosnjohjen e Parlamentit të ri. Megjithatë, është i dënuar të kthehet në “skenën e krimit” që rrethoi vetë në vitin 2019, duke e braktisur institucionin më të rëndësishëm në vend. Kryedemokrati nuk do mbajë në duar një “lule deleje” dhe të bëjë lojën e prag-adoleshëncës “më do nuk më do”, apo “të hy mos të hy”. Basha do dhe duhet të futet në Parlament, ndoshta duke përdorur ndonjë truk të vogël të vjetër me braktisje të përkohëshme në shenjë revolte për atë që e quan “masakër elektorale”. Edhe nëse një shtysë e tersët brenda vetë mendjes së Bashës i thotë që të mos futet në Parlament, thjesht do të bëhet objekt që ta hanë të tijët, të parët aleatët dhe më pas disa syresh brenda partisë që janë shprehur qartë se do të futen në Parlament, duke lënë të kuptohet se braktisja e tij shkurt 2019 ishte më shumë se një gafë politike. Me apo pa dëshirë, Basha do të zgjedhë të hyjë në institucionin legjislativ, madje duke zgjedhur edhe vendin dhe rrështin ku do të qëndrojë për të bërë opozitarin. Deri më tani ka treguar se në Kuvendin e ri pritet të sillet si “fitues i vjedhur”.
Çështja Berishë
Ish-kryeministri dhe presidenti Sali Berisha po prek fundin personal por edhe politik në momentin që u shpall “non grata” nga SHBA bashkë me familjen, për “korrupsion madhor dhe ndikues në sistemin e drejtësië për të mbrojtur aleatët politik nga përballja me ligjin”. Megjithatë Berisha nuk dorëzohet. Kushdo që mendon ndryshe është gabim që në nisje. Rama këtë e ka kuptuar dhe nuk ka bërë komente të gjata, madje duke ua mbyllur gojën edhe të tijëve. Këtu me të drejtë, pasi kur shpallja “non grata” shkon në një nivel kaq të lartë politik, por edhe historik të 31 viteve të fundit, askush nuk është imun nga neni 7031 (c) amerikan… Ndërsa Rama ka preferuar distancimin, Basha nuk mund ta bëjë diçka të tillë, paçka se do të donte shumë të hiqej indiferent. Në këtë pikë mbetet në mëdyshjen për ta lëshuar “babain politik” apo ta mbajë deri në fund, me shpresën se këtë peshë të rëndë ta ndajë me deputetët demokratë, por edhe ata po i bishtnojnë çështjes “non grata” duke u sjellë pa asnjë ngjyrim me parimin idiotesk politik: ‘jemi edhe me SHBA-në edhe me Berishën’. Po nëse atyre u lejohet të jënë pa bosht, Bashës i duhet të ketë patjetër një qëndrim, që vështirë se do e ketë. Shpatullat e brishta të tij nuk mund të mbajnë pesha të rënda, ku edhe këtë herë vetë Berisha vetë do ia lehtësojë. Ish-kryeministri po tenton që publikisht të mos e ngatërrojë PD-në me dosjen e tij. Madje në këto kushte Berisha mezi pret shtatorin që të kapë foltoren e Parlamentit për të “mbrojtur veten” me akuza për kundërshtarin, gjë të cilën realisht di ta bëjë mirë. Basha do të jetë spektator, por për disa kohë, sepse edhe indiferentizmi do të ketë një limit dhe “miqtë amerikanë” do i kërkojnë të deklarohet për Berishën, në mos publikisht me veprime politike.
Basha dhe “oferta Rama”
Në shahun politik kryedemokrati pretendon që është mirë, pavarësisht se ka humbur shumë lojëra dhe tashmë shpreson se do i shtrohet edhe një herë fusha për të nisur lëvizjen ai i pari. Të paktën Rama këtë mundësi duket se do ia lerë, edhe ai i kushtëzuar. Në deklarimet pas fitores së mandatit të tretë, kryeministri Rama i ofroi bashkëpunim opozitës, duke veçuar PD-në. Megjithatë që në nisje Basha mund të rrezikojë të kalojë në naivitet të theksuar politik nëse mendon se Rama ia ka shtruar rrugën bashkë me tapetin e kuq nga ku të kalojë triumfator. Nëse do të mbahet vetëm me akuza dhe ligjërimin: “masakër elektorale”, Basha do të bëhet i pabesueshëm edhe për militantin më të thekur të PD-së. Ai ka në duar të presë ftesën Rama dhe aty të bëjë politikë, duke fituar me zotësi atë që ka humbur prej kohësh, protagonizmin politik dhe sjelljen e opozitës aty ku i takon si një alternativë qeverisëse dhe të vetmen forcë reale për ti vënë fre qeverisjes në keqeverisje. Do i ofrohet edhe çështja President, por më shumë se ofiq për Bashën mbetet një faktor plus për protagonizmin e Ramës i cili ka nevojë që qoftë edhe për imazh të quhet edhe për pak kohë “një demokrat që shpërndan pushtet”. Më lehtë Basha e ka përballjen me Metën i cili edhe pse e pret karrigia e kryetarit të LSI-së nuk është aktor në lojën e “shahut” por si spektator që mund të mos e dëgjojë njeri edhe kur i flet lojtarit si të luajë gurët.
Deri para një viti kreu i PD-së ishte mjaft kritik për institucionet e reja të drejtësië duke i cilësuar si të “kapura nga pushteti i Ramës”, por tashmë i nevojitet ndryshim kursi. Disa shenja i ka dhënë, duke e shmangur këtë çështje edhe në fushatën elektorale. Paradoksalisht nëse vijon me shprehjen “institucion i kapur”, Basha rrezikon që të armiqësohet me faktorin ndërkombëtar, veçanërisht BE dhe SHBA e cila ka investuar për këtë reformë. Këtë e kupton mjaft mirë, ndaj duket se ka zgjedhur një lloj indiferentizmi, por me disa gabime që në nisje… PD doli në mbështetje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Teatrin Kombëtar, duke e konsideruar si një “fitore të ditës”, por përderisa e pranon që “drejtësia foli” dhe i pëlqeu sesi foli, duhet të pranojë edhe kur nuk i vjen përshtat politikisht. Në këtë pikë kreu i opozitës ka për detyrë të jetë i qartë: ‘e mbështet ose jo drejtësinë e re’, qëndrim të dyzuar nuk mund të ketë.
Ndërkombëtarët
Para zgjedhjeve të 25 prillit, sidomos në prag të fushatës elektorale, Basha dilte vetë për të pritur e përcjellë ambasadorët dhe çdo personalitet të huaj që vizitonte Shqipërinë. Shpeshherë stamponte një buzëqeshje për të dhënë imazhin se: “të huajt po më mbështesin mua”, apo “kjo tregon se ka ardhur koha për rrotacion”. Të gjitha i dolën blof, pasi prej kohësh, që nga viti 1991 faktori ndërkombëtar ka treguar se është me “atë që fiton”, për të ruajtur balacat e brishta në politikën tonë që kompleksohet nga “i huaji”, qoftë ai edhe një turist ditor aventure. Të fundit personalit që Basha takoi ishte ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker. E kuptoi se ishte disi i privilegjuar, pasi Reeker nuk sheli në zyrën e kreut të shtetit Ilir Meta për çështje “kohe dhe agjende”, por pati kohë, madje të mjaftueshme për një vizitë të këndshme jashtë protokollare me përfaqësues të familjes mbretërore. Basha është futur në lojë si kryetar i opozitës me ndikimin ndërkombëtar, pas një “dimri të gjatë” me të kur vendosi të braktisë Parlamentin dhe të refuzonte pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të vitit 2019. Tashmë i duhet të tregojë kujdes për të qenë bindës drejtësië duke i cilësuar si të “kapura nga pushteti i Ramës”, por tashmë i nevojitet ndryshim kursi. Disa shenja i ka dhënë, duke e shmangur këtë çështje edhe në fushatën elektorale. Paradoksalisht nëse vijon me shprehjen “institucion i kapur”, Basha rrezikon që të armiqësohet me faktorin ndërkombëtar, veçanërisht BE dhe SHBA e cila ka investuar për këtë reformë. Këtë e kupton mjaft mirë, ndaj duket se ka zgjedhur një lloj indiferentizmi, por me disa gabime që në nisje… PD doli në mbështetje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Teatrin Kombëtar, duke e konsideruar si një “fitore të ditës”, por përderisa e pranon që “drejtësia foli” dhe i pëlqeu sesi foli, duhet të pranojë edhe kur nuk i vjen përshtat politikisht. Në këtë pikë kreu i opozitës ka për detyrë të jetë i qartë: ‘e mbështet ose jo drejtësinë e re’, qëndrim të dyzuar nuk mund të ketë.
Ndërkombëtarët
Para zgjedhjeve të 25 prillit, sidomos në prag të fushatës elektorale, Basha dilte vetë për të pritur e përcjellë ambasadorët dhe çdo personalitet të huaj që vizitonte Shqipërinë. Shpeshherë stamponte një buzëqeshje për të dhënë imazhin se: “të huajt po më mbështesin mua”, apo “kjo tregon se ka ardhur koha për rrotacion”. Të gjitha i dolën blof, pasi prej kohësh, që nga viti 1991 faktori ndërkombëtar ka treguar se është me “atë që fiton”, për të ruajtur balacat e brishta në politikën tonë që kompleksohet nga “i huaji”, qoftë ai edhe një turist ditor aventure. Të fundit personalit që Basha takoi ishte ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker. E kuptoi se ishte disi i privilegjuar, pasi Reeker nuk sheli në zyrën e kreut të shtetit Ilir Meta për çështje “kohe dhe agjende”, por pati kohë, madje të mjaftueshme për një vizitë të këndshme jashtë protokollare me përfaqësues të familjes mbretërore. Basha është futur në lojë si kryetar i opozitës me ndikimin ndërkombëtar, pas një “dimri të gjatë” me të kur vendosi të braktisë Parlamentin dhe të refuzonte pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të vitit 2019. Tashmë i duhet të tregojë kujdes për të qenë bindës në çdo nismë domethënëse, që fatkeqësisht për vendin tonë kërkon gjithnjë një miratim ndërkombëtar qoftë edhe me një “lëvizje koke” nga ana e tyre. Vjeshta politike do të tregojë shumë. Mandati i kryetarit të marrë brenda oazit PD e bën Bashën “pronar” nga zyra e tij deri në oborrin e selisë, por vetëm kaq!