Ish-deputetja akuzon ministrin për ngacmim seksual: U ul pranë meje në Parlament, më preku kofshën në pjesën e brendshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputetja e Australisë, Julia Banks, ka ngritur akuza ndaj një ministri aktual dhe thotë se ai e ka ngacmuar seksualisht, duke i prekur këmbën gjatë një seance votimi në Parlament.

Sipas BBC, ish-deputetja ka treguar vetëm së fundmi mbi situatën e ndodhur në vitin 2017 kur ajo ishte deputete.

“Ministri erdhi dhe u ul pranë meje, më vuri dorën mbi gju, e vazhdoi ta ngrinte lart ngadalë duke më prekur kofshën në pjesën e brendshme“, tha Banks.

Lidhur me këto pretendime, ka reaguar dhe zyra e Kryeministrit australian, Scott Morrison, duke i cilësuar sjellje të tilla të papranueshme.

Ish-deputetja e ka rrëfyer këtë situatë në një fragment nga kujtimet që ajo ka botuar së fundmi.

Banks nuk e identifikoi ministrin, për të cilin ajo tha se ishte akoma në kabinetin qeveritar.

 

Të fundit

Kosovë, protestë kundër Gjykatës Speciale për vendimin ndaj Thaçit

Këtë të enjte në Prishtinë zhvillohet protesta kundër Gjykatës Speciale dhe vendimeve të saj ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Si...

Rusia konfirmon: SHBA na bëri një propozim të pranueshëm

Pasi Donald Trump tha se një takim me Putin dhe Zelenskin mund të zhvillohej së shpejti, edhe Kremlini ka konfirmuar se presidenti rus dhe...

Qarku i Fierit, ndër të vetmit me rritje të numrit të krerëve të lopëve

Prodhimi vendas në Shqipëri kohët e fundit është bërë objekt i sulmeve të shumta në media, shpeshherë pa argumente të qëndrueshme dhe larg realitetit...

Portieri më i mirë i vitit, publikohen nominimet e trofeut Yashin 2025

Gianluigi Donnarumma është favoriti kryesor për të fituar Trofeun Yashin 2025, çmimin që i jepet portierit më të mirë të sezonit nga France Football. Gardiani i...

Ter Stegen vijon “luftën” me Barçën, nuk nënshkruan asnjë raport mjekësor

Marc-Andre ter Stegen vazhdon t’i rezistojë me vendosmëri presionit nga Barcelona dhe refuzon të nënshkruajë raportin mjekësor që klubi po i dërgon La Ligës për...

Lajme të tjera

Web TV