Rama sërish kritika BE-së: Kosova duhet të ishte pa viza, ne dhe Maqedonia s’duhet të rrimë gjithë kohës në Zoom

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur sot te “Pallati i Brigadave” gjatë pritjes zyrtare për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë në BE.

Ai falenderoi vendet e bllokut të lindjes për mbështetjen dhe anëtarët e vendeve të OKB për votëbesimin, por nuk nguroi të bëjë sërish kritika ndaj BE-së.

Sipas Ramës, vlerat që mbart BE e që janë vlera universale, duhet t’i vërë në punë, dhe Kosova të mos presë më ende vizat për të lëvizur lirshëm, ne dhe Maqedonia e Veriut të mos zhvillojmë vetëm takime në zoom, por të afrohemi brenda familjes europiane.

Edi Rama: Anëtarësimi në Këshillin e Sigurisë është jo thjesht një sukses i madh, por edhe i dobishëm, për të kuptuar se pavarësisht përmasave të vendit tonë, Shqipëria mund dhe duhet të bëjë më shumë për vete dhe për të tjerët, për Rajonin. Në vendimin e 11 qershorit, morëm besimin nga 175 vende. Kjo është arritje dhe për Ballkanin Perëndimor, sepse është ulur në këtë tryezë vetëm një herë më parë. Kemi krijuar një standart besueshmërie dhe maturie me këtë zgjedhje. Falenderoj të gjitha vendet që e mbështetën vendin tonë në këtë stacion ku asgjë nuk ishte e sigurtë dhe për ku punuan, besuan dhe arritën ta paraqesin bukur kandidaturën e Shqipërisë, diplomatë tanët që i falenderoj me respekt. Është një mësim inkurajues ky, për të besuar më shumë që Shqipëria të bëhet me shpejt. Afrimi i asaj dite është sfida dhe angazhimi ynë. Unë së bashku me shumicën e zgjedhur do ta jetojmë këtë sfidë, për t’u zgjuar më herët dhe për të punuar deri vonë. Për të pushuar më pak dhe për të punuar më shumë.

Jetojmë në kohëra jo të lehta, që për ne këtu u rënduan nga tërmeti dhe pandemia. Ia dolëm dhe them se mënyra si ia dolëm është inkurajuese për të nxjerrë nga vetja më të mirën tonë. Pandemia na sprovoi shumë, por na provoi që mund të ngjitemi edhe më lart. Politika europiane sot nuk është një det i qetë dhe nuk është koha e duhur për t’u bërë pjesë e familjes europiane.

Lexo edhe :  16 vite në NATO/ Basha: Besoni te Shqipëria, vendi ynë meriton më shumë

Një mendje e ndritur që kishte dëgjuar fjalimin tim në Samitin e Berlinit, më tha se “vlerat që t’i i quan të BE-së, nuk janë vlera të tyret, por universale. Nuk është vetëm Shqipëria dhe Ballkani që përpiqen të jetojnë me ato vlera, por edhe vetë BE”. Nëse ato vlera do të ishin vetëm të BE, Kosova nuk do të ishte duke pritur liberalizimin e vizave, ne dhe Maqedonia nuk do rrinim e të prisnim në zoom. Por është më mirë të jesh i rrethuar nga kufijtë e BE se sa nga telat me gjemba, siç ishte ky vend vite më parë.

Në Këshillin e Sigurisë, vendi ynë s’do shkojë për të mbushur një karrige, por do të shkojë me një axhendë prioritetesh, që përfaqësojnë vlera të Shqipërisë moderne. Barazia gjinore, do e paraqesim jo si një vend që ka të drejtën ta thotë fjalën sepse çdo kush ka të drejtë ta thotë fjalën, por sepse është një nga 10 vendet e para në botë në klasifikimin e OKB-së, për sa i takon barazisë gjinore në qeveri, por edhe në nivelet e mëposhtme. Kemi guximin për të përfshirë gratë dhe vajzat në vendimarrje. Atje ka një axhendë, dhe ne do mbështesim me të gjithë forcën pjesëmarrjen e fortë dhe të barabartë të të gjitha grave dhe vajzave. Ne kemi detyrimin që të këmi angazhim në mbrojtje të të drejtave të njeriut, sepse jemi vend që kemi një histori, jemi në një rajon që historia e të cilit ka dhënë mësimin se e drejta e njeriut është shtylla e pashmnagshme e platformës për ndërtimin e shoqërive më të mira. Kemi luftën ndaj terrorizmit.

Të fundit

Basha nuk i ndahet Ramës: Pse s’kthe përgjigje për amerikanët që janë kthyer në SPAK mo?

Lulzim Basha, ka publikuar një video në facebook, ku i drejtohet kryeministrit Edi Rama duke e pyetur se pse...

Me dënimin e Le Pen, Franca mund të jetë ‘anti-Trump’

Tarifat e SHBA-së goditën këtë javë ashtu si kostot e tjera fillojnë të bien në Britani. Për të përballuar këto sfida, Laburistët më në...

Si u kthye Samir Mane, në miliarderin e parë shqiptar

Nga errësira në dritë, nga stagnimi në transformim, epokat e reja shpesh lindin jo prej brohoritjeve publike, por prej hapave të qetë të vizionarëve...

Armëpushimi në Ukrainë është larg, sipas zyrtarëve pranë Trump

Zyrtarë të lartë të administratës Trump kanë diskutuar ditët e fundit se Washingtoni mund të mos jetë në gjendje të ndërmjetësojë një armëpushim midis...

Seanca në GJKKO, Spahia: Akuza nuk qëndron, është e ngritur mbi baza e porosi politike

Ishte formalitet i gjykatës për ta dërguar çështjen time për gjykim. Nuk pranova gjykimin e shkurtuar, kërkova gjykimin normal duke qene i bindur se...

Lajme të tjera

Web TV