“Bukuroshja e mashtroi me 2 mijë lekë”/ Babai i Ronaldo Tanushit flet për trafikimin e tij: Djalin e kanë rrahur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme u njoftua se 12-vjeçari Ronaldo Tanushi është gjetur në Sarandë pasi ishte zhdukur prej tre ditësh. Pas gjetjes së tij u zbulua se ai ishte trafikuar nga disa anëtarë të komunitetit rom të cilët e shfrytëzonin për vjedhje. Babai i tij Gazmend Tanushi ka dhënë më tepër detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore dhe emocionale të të miturit. Për “Faxnews”, ai deklaroi se djalin e kanë dhunuar dhe e kanë detyruar që të lypë dhe vjedhë, ndërkohë që sipas tij dy prej shfrytëzuesve nuk janë arrrestuar ende nga policia. Ai kërkon që ata të vihen sa më parë pas hekurave, pasi historia e Ronaldos mund të përsëritet te fëmijë të tjerë.

Më tej ai tregoi se si trafikantët e kishin mashtruar duke i dhënë para, e më pas nga Tirana e kanë dërguar në Vlorë dhe më pas në Sarandë.

Djali ka qenë shumë i rënduar, e kanë nxjerrë djalin në rrugë për të lypur dhe për të vjedhur. Djali ka dalë në 8 të mëngjesit nga shtëpia, ai kishte dalë për të luajtur, dy persona e kanë mashtruar djalin, kanë qenë të komunitetit rom, i kanë dhënë një 2 mijë lekësh, në Tiranë e ka marrë në dorë kjo zonja që është arrestuar, Bukuroshja. Djalin e kanë detyruar që të vjedhë nëpër Tiranë, dhe më pas e kanë çuar në Vlorë dhe në Sarandë, djalin e kanë goditur dhe e kanë futur me zor, e kanë dhunuar djalin. Është i lodhur, i trembur, djali natën e parë ka fjetur në lulishte te dy kullat në Tiranë, me dy persona të rritur.

Më pas e kanë marrë te Blloku, dhe e kanë çuar në Sarandë, e falenderoj shumë policinë për ndihmën që më kanë dhënë. Falenderoj vëllezërit e motrat që më kanë ndihmuar, më kanë telefonuar në çdo orar të natës, më thanë që në Vlorë i kishin dhënë një 5-mijë lekëshe dhe e kishin parë të trembur. Pastaj e kanë parë në qendër të Sarandës, më pas e ka gjetur policia në zonën e plazhit, ku djali ishte duke lypur. Djali është i lodhur dhe i trembur, nuk dua që ta shqetësoj më shumë, unë bëj thirrje që të gjenden dhe dy personat e tjerë që kanë marrë djalin tim, është shumë shumë shumë e rëndë.

Të fundit

Vapa prish ekuilibrin e trupit, mjekët: Kujdes nga dehidratimi

Ditët e fundit vendi po përballet me temperatura ekstreme të cilat janë kthyer në një shqetësim serioz për shëndetin,...

Situatë e rëndë nga moti i nxehtë në Francë, mbyllen mbi 1300 shkolla

Për shkak të nxehtit ekstrem në Francë, rreth 1 350 shkolla janë mbyllur plotësisht ose pjesërisht për një ditë. Agjencia meteorologjike franceze “Meteo France” njoftoi...

1 korrik 1555: Admirali osman Turgut Reis sulmon Italinë

Më 1 korrik 1555, admiralit legjendar osman Turgut Reis, një nga komandantët më të famshëm të flotës së Perandorisë Osmane dhe një figurë e...

Horoskopi ditor, 2 Korrik 2025

Dashi Nëse jeni ne çift mos merrni vendime impulsive gjate kësaj dite sepse shume shpejt do pendoheni. Nëse keni pasur probleme te mëdha nuk duhet...

Sopranoja Nina Muho sjell koncert recital me këngët popullore shqiptare

Nga jugu në veri, një udhëtim muzikor në rrënjët e shpirtit shqiptar, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit ...

Lajme të tjera

Web TV