Itali kujdes! Anglia në finale ka në favor erën politike!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ndërsa në mediat angleze ka shpërthyer euforia për arritjen më në fund të “Tre Luanëve” në një finale Europiane, me tituj nga më bombastikët e deri diku të ekzagjeruar, italianët i druhen një mbështetje politike për Anglinë, në prag të finales së madhe të Euro 2020, aq sa edhe një prestigjioze si Gazzetta Dello Sport, e përditshme që nuk është në ndjekje të sensacionit por ndër më korrektet në Europë, del me një artikull të titulluar, “Itali Kujdes! Anglia ka në favor erën (politike) teksa shkruan: Në Europianin e organizuar për përdorim dhe konsum të Anglisë, nuk është për tu surprizuar fakti se është një penallti shumë bujare ajo që shtyn skuadrën e Southgate drejt finales së parë në një turne madhor pas plot 55 vjetësh.

Mëkat, pasi kjo kombëtare nuk ka nevojë për ndihma, por ajo që ka ndodhur këtë muaj, me Uefa-n që injoroi apelin e dy qeverive dhe thirrjen e alarmit të lëshuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, të bën të kuptosh se çfarë atmosfere ekziston. Mes Anglisë, dhe një titulli të paralajmëruar, në një turne të luajtur në shtëpi, tani është Italia që ka të drejtë të shqetësohet. Të kaltërit konsiderohen të paarritshëm, dhe Mancini duhet të ketë parasysh dy gjëra, kundërshtarin dhe erën politike.

Duke kujtuar se cfarë ndodhi në orët e tentativës për grusht shteti ndaj Uefa-s nga Superliga, kryeministri britanik Boris Johnson hyri në histori si njeriu që shpëtoi futbollin europian nga një shkëputje e rrezikshme. Një efekt shpërblimi qëndron në llogjikën e gjërave, Gazzetta shkruan se ndoshta italianët mendojnë keq e bëjnë mëkat, por më mirë kështu sesa të duken si budallenj.

Lexo edhe :  PSG shumë e fortë për Inter Miamin, francezët shkatërrojnë skuadrën e Leo Messit

Europiani i thotë lamtumirë Danimarkës, që ishte paksa kombëtarja e të gjithëve pas episodit të pafat për Eriksen dhe meriton duartrokitje. Vlerësimi nuk shpjegohet vetëm për afeksionin, por edhe për aspektin teknik, skuadra e Hjulmand çoi Anglinë në kohën shtesë, duke u përgjigjur goditje pas goditjeje dhe në disa faza duke vënë në vështirësi zotërinjtë e Wembley-t, nuk meritonte të humbiste për një penallti që nuk ekzistonte.

Të fundit

Me bllok në dorë, Rama shkon në selinë rozë! Mbledh sërish deputetët e Tiranës

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në selinë e PS, ku do të vijojë mbledhjen me drejtuesit e zgjedhur të qarkut....

“Më mori në telefon babai i Suel Çelës…”/ Klodiana Lala rrëfen bisedën e tensionuar

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për sekuestrimin e 4 milionë euro pasuri, që dyshohet se...

1943 – Vdekja misterioze e gjeneralit Władysław Sikorski në Gjibraltar

Më 4 korrik 1943, një avion ushtarak B-24 Liberator i Forcës Ajrore Aleate u rrëzua në ujërat e Gjibraltarit pak çaste pas ngritjes, duke...

Arrestimi i 13 doganierëve grekë në Qafë Botë/ Pala e Greqisë me personel të kufizuar

Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës sot vijon normalisht kalimi i njerëzve dhe automjeteve private, ndërkohë është pezulluar kalimi i automjeteve të...

Analiza/ Ç’efekte do të ketë “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi projektligjin për taksat dhe shpenzimet, të kërkuar nga Presidenti Donald Trump. Deputetët votuan me 218 vota pro dhe...

Lajme të tjera

Web TV