Emërimi i kreut të AMA-s, “zgjon Bashën”/ Reagon edhe OSBE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së Lulzim Basha e ka qujatur emërimin e Armela Krasniqit si një harbutëri në dëm të të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Po ashtu BE dhe OSBE i kërkuan Kuvendit që të mos ta kalojnë emrin e Krasniqit, por në fund u emërua me 83 vota.

 

 

 Me 83 vota pro, parlamenti zgjodhi Armela Krasniqin si kryetare të Autoritetit të Mediave Audiovizive. Ashtu siç edhe ishte parashikuar, Kuvendi zgjodhi në krye të AMA-s drejtoren e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, e cila gjithashtu ka mbajtur deri në vitin 2017 edhe postin e shefes së Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun në Kryeministri. Por demokratët nuk e kanë kapërdirë mirë lajmin se Krasniqi do të jetë në krye të AMA-s, pasi sipas tyre Krasiniqi ka qenë zëdhënëse e PS-së dhe e kryeministrit Edi Rama. Për këtë reagoi edhe kreu i PD, Lulzim Basha, i cili tha se ky vendim është në dëm të interesave të vendit. “’E ka fajin Europa’ llomotit poshtë e lart, për të fshehur dështimin e tij dhe pengimin e Shqipërisë. Por sapo i jepet një shans për të vepruar në shërbim të interesave të vendit, sikurse kërkuan BE dhe OSBE, zgjedh të bëjë të kundërtën, duke hedhur poshtë thirrjen e partnerëve për të shtyrë në shtator votimin për AMA. Kjo nuk është forcë, po harbutëri në dëm të të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë, shkroi Basha në Tëitter. Po ashtu deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Albana Vokshi, para se të votohej në Kuvend, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të tërhiqet nga vendimi për të emëruar në krye të autoritetit te medias audiovizive zëdhënësen e Partisë Socialiste. Vokshi  e ka cilësuar këtë vendim si autokrat ku sipas saj Rama do të këtë nën kontroll të gjithë mediat. “Është koha që Edi Rama të tërhiqet nga vendimi antidemokratik për të kapur Autoritetin e Medias Audiovizive përmes zëdhënëses së tij. Votimi i parashikuar nesër në orët e fundit të këtij parlamenti ilegjitim është kthyer në shqetësim për Reporterët Pa Kufij. Në reagimin e sotëm, organizata kryesore në mbrojtje të gazetarëve vë në dukje se ky vendim po merret pa opozitën, përpara nisjes nga puna të parlamentit të ri”, shkruan Albana Vokshi në reagimin e saj. Sipas Vokshit nëse Rama merr këtë vendim atëherë  media dhe demokracia e vendit tonë do të jenë më të kërcënuara.

Lexo edhe :  Numërohet rreth gjysma e votave të diasporës: PS kryeson bindshëm, Lapaj i treti

BE dhe OSBE

Delegacioni i Bashkimit Europian i kishte bërë thirrje Kuvendit ta shtynte për në shtator këtë vendim, por sugjerimi nuk u mor parasysh. Delegacioni i Bashkimit Evropian në vendin tonë i bëri thirrje Parlamentit që të shtyjë për në shtator emërimin e kreut të ri të AMA-s. “Autoritetet rregullatore të medias duhet të punojnë me transparencë dhe legjitimitet. Bashkimi Evropian rishikoi Direktivën e Mediave Audiovizuale dhe futi një kusht të ri për rregullatorët e mediave kombëtare, ku përfshihet detyrimi për procedura transparente dhe të pavarura për caktimin dhe shkarkimin e anëtarëve të bordit drejtues të këtyre autoriteteve. Ky legjislacion është pjesë e atij të Bashkimit Evropian, që Shqipëria duhet të përshtasë. Ne e kemi ndjekur nga afër procedurën e caktimit të kreut të ri të AMA-s dhe anëtarëve të bordit. Është e rëndësishme që të mos ketë dyshime mbi punën profesionale të AMA-s”, thuhet në statusin e delegacionit. Ata i kanë bërë thirrje që të mos e votojnë, edhe pse Kuvendi e kaloi emrin e Krasniqit me 83 vota. “Kemi mësuar se sot do të votohet në Parlament për kreun dhe anëtarët e bordit, në seancën e fundit të legjislaturës. Ne ftojmë autoritetet që të shtyjnë votimin në Parlamentin e ri, në shtator, për të pasur një konsensus dhe legjitimitet sa më të gjerë të mundshëm”, shkruan në Tëitter Delegacioni i Bashkimit Evropian.

 

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV