Gjonaj: I nevojshëm pastrimi i gjyqësorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e pranishme në konferencën “Forcimi i drejtësisë nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të drejtësisë”, deklaroi se “sot nuk kemi thjesht ligjet e reja dhe arkitekturën e re të sistemit të drejtësisë, nuk kemi vetëm institucionet e reja, dhe njerëz të rinj të zgjedhur me procese transparente dhe të pandikuara politikisht në krye të këtyre institucioneve, por kemi një sistem të drejtësisë penale tërësisht të ndryshuar, në të cilën garantohen parimet dhe standardet e pavarësisë dhe paanësisë, transparencës dhe profesionalizmit”. Sipas saj, të gjitha institucionet e drejtësisë janë gati për të vazhduar punën, pasi të gjitha vendet janë plotësuar. “Ngritja dhe funksionimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të SPAK-ut, të emërimit të Prokurorit të Përgjithshëm, janë rezultate të cilat janë shumë të vlerësuara si një hap i jashtëzakonshëm, aspak i lehtë që janë bërë në drejtim të sistemit të ri penal. Tashmë, është plotësisht funksionale edhe Byroja Kombëtare e Hetimit, dhe pritshmëria për të pasur një sistem drejtësie penale që godet krimin e organizuar dhe korrupsionin, është në nivelet më të larta”, tha ajo. Sipas numrit një të Drejtësisë, pastrimi nga prokurorët e korruptuar ishtë një proces i nevojshëm. “Procesi i pastrimit të sistemit të prokurorisë ashtu si dhe gjyqësorit, ishte një proces më se i nevojshëm, i cili ka dhënë rezultate shumë të mira dhe që do të vijojë të mbështetet nga ne”, theksoi Gjonaj. Ministrja nënvizoi se “vetëm nëpërmjet bashkëpunimit dhe ndërveprimit institucional, ne mundet të çojmë para angazhimin që të gjithë kemi marrë përpara qytetarëve shqiptarë dhe të përmbushim pritshmëritë për një sistem drejtësie të pavarur, të paanshëm dhe të efektshëm”.

Të fundit

Drogë në Gjermani, SPAK i sekuestron vilën dhe “Lambon” në Palasë

Rrjeta e hedhur nga autoritetet gjermane të drejtësisë, për gjetjen e pasurive të një 44-vjeçari shqiptar të akuzuar për...

Shqiptari dhe motra e tij “kapen mat”. Fituan 1 mln paund me mashtrim

Redinel Korfuzi, një ish-analist i tregjeve financiare pranë firmës së menaxhimit të aseteve “Janus Henderson”, në Britaninë e Madhe është dënuar me gjashtë vjet...

Aksident fatal në autostradën Tiranë–Durrës/ Humb jetën 18-vjeçari, plagoset pasagjeri

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, përgjegjës për aksidentin tragjik që ndodhi ditën e djeshmë në autostradën Tiranë–Durrës, ku për pasojë...

Elon Musk themelon “America Party”, por ekspertët janë skeptikë për suksesin e tij

“Ju doni një parti të re politike dhe do ta keni!”, deklaroi Elon Musk në fillim të korrikut, duke shpallur krijimin e “America Party”,...

13 korrik 1985 – Live Aid: Kur muzika iu përgjigj urisë botërore

Përgatiti: Leonard Veizi Në një ditë të nxehtë korriku, kur ajri mbi qytetet përvëlonte rrugët dhe njerëzit kërkonin hijet e pakta që mbeteshin në mes...

Lajme të tjera

Web TV