Inagurimi i statujës së Dianës u bë molla e sherrit/  William dhe Harry debatojnë gjatë ceremonisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ti shihnim së bashku në inaugurimin e statujës dedikuar nënës së tyre, Lady Diana, na bëri të shpresojmë për një paqe mes Princit William dhe Harry. Por mesa duket duhet të presim gjatë, përpara se ata të jenë sërish si një herë e një kohë. Sipas shtypit britanik mes tyre thuhet se gjatë eventit ka pasur fjalë të rënda, akuza reciproke dhe ngritje të toneve të zërit.

Një prej motiveve të zënkës mes tyre, sipas tabloidit Express, duket se ka qenë kërkesa e Harry ndaj të vëllait, që të mos merrte në ceremoni bashkëshorten Kate Middleton. E gjitha kjo për tu përpjekur të heqë vëmendjen nga mungesa e Meghan Markle, e cila qëndroi në SHBA, duke u kujdesur për të porsalindurën Lilibet. Presionin duket se se kaluar lehtë William, që pavarësisht që ka pranuar të mos marrë bashkëshorten në ceremoni, se ka gëlltitur lehtë këtë fakt.

Eksperti mbretëror Robert Lacey ka shtuar detaje të reja. Sipas rrëfimit të tij, mes dy vëllezërve ka shpërthyer një zënkë e vërtetë. Ishin të zemëruar më shumë se asnjëherë. Kanë bërtitur dhe kanë thënë kundër njëri-tjetrit fjalë vërtetë të rënda’.
Nuk është rastësi që Harry nuk ka qëndruar një minutë më shumë dhe ka fluturuar drejt Californisë menjëherë pas ceremonisë. Duket që përpara se të vendosë sërish këmbë në Buckingham Palace duhet të presë pak gjatë…

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV