Kryeprokurori Çela: Destinacioni final është shteti ligjor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Destinacioni final është shteti ligjor dhe kthimi i  besimit të publikut te drejtësia”. Këtë mesazh përcolli prokurori i përgjithshëm, Olsian Çela, në konferencën e përbashkët për rritjen e bashkëpunimit të institucioneve. Sipas tij, mbledhja e provave nga institucionet publike dhe jopublike do të ulë kohën e hetimit dhe do të rrisë efikasitetin e drejtësisë. “Janë marrë masa në forcimin e kapaciteteve institucionale sa i takon krimit financiar dhe aseteve financiare. Koordinimi mes PP dhe SPAK do të ndihmojë. Janë nënshkruar morandume edhe me ILD. Mbledhja e provave nga institucionet publike dhe jopublike do të ulë kohën e hetimit, do të shkurtojë shpenzimet dhe do të rrisë efikasitetin”, tha Çela në këtë tryezë. Sa i takon vakancave të përkohshme, Çela sugjeroi shtimin e oficerëve të policisë gjyqësore. “Po krijohen vakanca të përkohshme. Shtimi i oficerëve të policisë gjyqësore do të ndihmojë në vakancën e krijuar. KLP dhe PP të japin kontributin në funksion të përmbushjes së punës së prokurorit të Përgjithshëm për mbarëvajtjen”, tha kryeprokurori i Përgjithshëm. Duke pranuar sfidat e shumta që shtrohen përpara drejtësisë, ai tha se duhet të ecet përpara me vështrim kritik. “Sfidat janë të shumta dhe në disa plane. Rritja e performancës kushtëzohet nga interpretimi pozitiv mes tyre, largpamësi dhe të ecim përpara me një vështrim kritik”, tha ai.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV