Me 174 km/h dhe nën efektin e alkoolit, arrestohen 11 shoferë dhe pezullohen 43 leje drejtimi (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse paralajmërimet nga Policia e Shtetit kanë qenë të shumta që drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor në të kundërt nuk do të ketë tolerime, duket se për një pjesë të shoferëve këto këshilla bien në vesh të shurdhët. Fatmirësisht për ndalimin e ‘shoferëve të çmendur në timon’ që shpesh marrin jetë me mjetet e tyre kanë ndërgjegjësuar qytetarët të cilët i kanë denoncuar ata në polici. Rasti i fundit ishte i një shoferi 52-vjeçar i cili drejtonte në gjendje të dehur dhe me celular në dorë një frugon mallrash. Me kryerjen e testit të alkoolit, 52-vjeçari rezultoi me masën 0.77 mg/l, përdorte celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikuar jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Tiranës e ka bllokuar mjetin në rrugën “Bardhyl” dhe ka prangosur drejtuesin e tij, për të cilin është marrë masa e pezullimit të lejes së drejtimit për 24 muaj, i janë zbritur 8 pikë nga leja e drejtimit, si dhe është ndëshkuar me masë 95.000 lekë të rinj.

Gjithashtu denoncimet e qytetarëve kanë qenë edhe për parkimet e gabuara duke u ndëshkuar me gjobë 123 drejtues mjetesh, shumica në Tiranë.

Edhe pas tragjedive të rënda më vdekje për shkak të shpejtësisë në rrugë, duket se ka ende nga ata ‘trima’ që nuk pyesin as për jetën e tyre dhe as për të qytetarëve. A.K. u gjobit me 20 000 lekë të rinj dhe heqje të lejes së drejtimit me 3 muaj pasi u kap duke ecur me 174 km/h në rrugën interurbane Fier -Vlorë.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Lexo edhe :  Ndërhyrje e avancuar kirurgjikale në mushkëri në spitalin “Shefqet Ndroqi”

Janë pezulluar 43 leje drejtimi, nga të cilat 33 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 2481 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Të fundit

“Bëra shaka kur thashë se do sjell paqen për 24 orë”, Donald Trump më në fund e pranon

Donald Trump, ka folur për herë të parë lidhur me deklaratat e tij para se të zgjidhej president i...

Real Madrid shpërfill Federatën: pa konferencë, pa stërvitje, pa darkë zyrtare!

Tension para klasikes Barcelona - Real Madrid (nesër, 22:00). Klubi madrilen ka vendosur pak para orës 19:00 që të bëjë një shpërfillje totale ndaj...

Sherr masiv me sende të forta në Lundër të Tiranës, raportohet një person i lënduar

Një sherr me sende të forta ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një rezidencë vilash në zonën e Lundrës, në Tiranë. Raportohet se një person...

Shehaj i kthen përgjigje Nokës: S’ka punuar një ditë, por ka makinë më të shtrenjtë se unë

Në një takim në kryeqytet, Agron Shehaj i ka kthyer përgjigje deklaratave të deputetit të Partisë Demokratike Flamur Noka, duke e akuzuar se është...

Berisha: Grant 30 mijë që të rinjtë të blejnë shtëpi, nuk ka të ardhme pa ta

Kreu i PD, Sali Berisha, nga njësia 4 në Tiranë, ku prezantoi programin e PD, tha se do të bëjë gjithçka që të kthejë...

Lajme të tjera

Web TV