Përgjimet/ “Mbushja shpejt se është çuni i shefit”, Fatos Tushe merrte naftën e fermerëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zbardhur dosja e plotë e zyrtarëve të Lushnjes, të cilët akuzohen nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Duket se emri më i lakuar në këtë grup është kryetari Fatos Tushe dhe drejtori i Ndërmarrjes së Pronës Publike, Flamur Peqini. Në një pjesë të dosjes, Peqini, urdhëron, punonjësin e karburantit që të mbushë plot me naftën e femrerëve makinën e djalit me targë me tre teta. Në dosje ka dhe ndërhyrje të tjera për familjarë të Fatos Tushes.

Episodi i keqpërdorimit të karburantit:

Sipas akuzës, Flamur Peqini me detyrë drejtori i ndërmarrjes së pasurive publike në Bashkinë e Lushnjes, komunikon me menaxherin e një karburanti, ku e porosit që të furnizojë me naftë makina të ndryshme, një pjesë e të cilave nuk janë pronë e Bashkisë.

Në disa prej komunikimeve, Peqini urdhëron punonjësin e një karburanti, Daniel Nushi që të furnizojë me karburant shtetas që nuk janë të punësuar në bashki. Vetë kryebashkiaku Fatos Tushe, telefonon Peqinin duke i thënë: O Mule thuaji içik atij ti hedhi çunave me tre teta.

Pas kësaj telefonate Peqini telefonon Danielin dhe i thotë: Po vjen një makinë tjetër, hidhi asaj me tre teta o burrë i dheut. Shpejto tani tani direkt, atë me tre teta, është çuni i shefit. Pas kësaj telefonate Fatos Tushe ka telefonuar Flamurin dhe i thotë ”janë çunat aty re Mule, nuk i the gjë atij, ai i ka thënë jo nuk ka thënë gjë Flamuri”. Personi që ka furnizuar me karburant makinën është Brigel Lami, djali i biznesmenit Ibrahim Lami.

Danjeli i thotë se i ka hedhur ”85 litra vëlla”, Flamuri e pyet “Po ajo tjetra sa mori”, ”83″ i përgjigjet Danieli.

Më pas në orën 17:11, Danjeli telefonon Flamurin dhe i thotë ”kam këtë çunin e shefit këtu o…”, Flamuri i thotë: çunin e shefit? Okej mbushe dhe më ço mu mesazh sa litra i hodhe.

Lexo edhe :  Uniforma dhe këpucë për Policinë e Shtetit, hapet tenderi 27 milionë euro

Një tjetër rast është kur shtetasi F.F telefonon kryetarin e Bashkisë Lushnje, dhe i thotë që ”nesër në mëngjes do iki për pushime, do futem në Lushnje nga ora 07:30″, Fatosi i thotë që ”do nxjerr drejtorin e burimeve njerëzore, pasi vetë do të jem në Karaburun”.

Ndër të tjera kryebashkiaku Tushe i thotë se ai e di vendin dhe të shkojë atje, e mos ta vrasë mendjen.

 

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV