Takimi dy ditor Kosovë-Serbi në Bruksel, “DW”: Asnjë përparim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Delegacionet e Serbisë dhe Kosovës në Bruksel në kuadër të dialogut me ndërmjetësimin e BE kanë akuzuar njeri-tjetrin për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura Kosovë-Serbi.

Në Bruksel për dy ditë radhazi u takuan delegacionet e Kosovës dhe Serbisë me të ngarkuarin e Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak, por nuk u shënua asnjë përparim. Të dyja palët akuzuan njera-tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve të deritashme. I ngarkuari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, diskutimet e delegacioneve në Bruksel që i zhvilloi edhe ndarasi edhe bashkë. Ai i quajti ato përmbajtësore. “Diskutime të gjera për elementet e dialogut, marrëveshjet e kaluara, çështjet aktuale dhe hapat e ardhshëm në drejtim të normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Lajçak në  Tëitter.

Pala serbe nuk ka përmbushur detyrimet

Pala kosovare e kryesuar nga zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, që është i ngarkuar me çështjen e dialogut, tha se në takim është diskutuar për marrëveshjet e arritura deri tani në kuadër të dialogut dhe për vërejtjet që kanë palët në lidhje me zbatimin e tyre. “Ne kemi parashtruar vërejtjet tona për marrëveshjet në lidhje me hapat e deritanishëm të Serbisë, përshembull për marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit, njohjen e diplomave, lirinë e lëvizjes, pastaj marrëveshjen e fusnotës, pasi kemi parë që pala serbe nuk i ka përmbushur detyrimet e saj ndaj këtyre marrëveshjeve”, tha zëvëndëskryeministri Bislimi.

 

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV