“Thuaj kam folur me kryetarin, telefoni s’është për këto biseda”/ Zbardhen përgjimet e kreut të Bashkisë Lushnje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në dosjen hetimore për ish kreun e Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe, rezulton se ky i fundit sipas organit të akuzës të ketë ndërhyrë duke favorizuar një ndërtim pa leje.

Në dosjen hetimore , rezulton se Tushe bisedon me një biznesmen i cili i ankohet se një prej inspektorëve i ka bllokuar punimet ndërtimore.

“Për gjykatën, në lidhje me këto episode u njoftua se shtetasi Fatos Tushe komunikon me një person me emrin Ismail Blliku, me nr. 069 ******8, me të cilin bisedon lidhur me një ndërtim që po kryen ai në fshatin Shegas dhe për faktin se një inspektor i quajtur F.L i ka ndërprerë punimet, ndërkohë që shtetasi Fatos Tushe në cilësinë e kryetarit të Bashkisë i thotë t’i flasë në emrin e tij.”-thuhet në dosjen hetimore.
Biseda e përgjuar mes shtetasit Ismail Blliku dhe kryebashkiakut Tushe është zhvilluar mesditën e datës 5 mars 2021 rreth orës 11:45 minuta.

Blliku: Përshendetje Kryetar, jam Ismail Blliku, nga Shegasi, kemi biseduar bashkë… kam ulur një plan shtëpi aty dhe më ka ardhur Fatos Lulja dhe me ka pezulluar punimet…
Tushe: Mirë mirë, i thuaj kam folur me kryetarin dhe telefoni… të thash unë më duket.. ky telefon nuk është për këto lloj bisedash merre rrugën … ju ku është Shegasi dhe hajde më thuaj mua këtu… telefoni nuk është për këto lloj bisedash … hajt….
Blliku: Dakord dakord
Tushe: hajt….

Në dosje thuhet se në raportet e vëzhgimit përballë qendrës shëndetësore po ndërtohet një objekt një katësh i cili ishte në fazën e parë të punimeve ndërtimore. Ky objekt dyshohet të jetë ndërtimi për të cilin shtetasi Ismail Blliku bisedon me kreun e Bashkisë Fatos Tushe, duke kërkuar ndërhyrjen e tij për të mos pasur probleme me inspektoriatin ndërtimor të cilët kishin vajtur për kontroll në këtë objekt.

Lexo edhe :  Dashuria në distancë, Grida Duma flet për herë të parë: Kam ndryshuar shumë!

Pra, referohet dëri në këtë fazë të hetimit, se është konstatuar një ndërtim pa leje, i cili nuk raportohet si i tillë, si rezultat i ndërhyrjes së kryebashkiakut Tushe, i vënë tashmë në hetim. Për sa më sipër prokuroria ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës ndaj kreut të bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama firmosi një ditë më parë shkarkimin nga posti i Kreut të Bashkisë Lushnje të Fatos Tushes, i vënë në pranga, se bashku ne 11 zyrtarë vendore, në kuadër të operacionit të urdhëruar nga SPAK. Ndaj Tushes, Prokuroria ka ngritur akuzës e shpërdorimin të detyrës.

Të fundit

Marta Kos: SPAK riktheu besimin te drejtësia, duhet të mbrohet dhe forcohet

Parlamenti europian miraton sot raportin per Shqiperine per progresin pergjate 2024. Komisioneria Marta Kos ka vlerësuar progresin e Shqipërisë...

Zbulohet qyteti i lashtë 3000 vjeçar në Peru, identifikohen rreth 18 struktura banimi

Një qytet i lashtë peruan që ishte një qendër tregtare e lulëzuar 3,000 vjet më parë është zbuluar nga arkeologët pas tetë vitesh gërmimesh. Quhet...

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim me Netanyahun

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka deklaruar se do të takohet përsëri me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu sonte në mbrëmje për të nxitur një...

1982 – Avioni Pan Am 759, rrëzohet në Kenner, të Luizianës, vriten të 153 vetë

8 korrik 1982 – Një nga tragjeditë më të rënda ajrore në historinë e SHBA-ve ndodhi kur fluturimi Pan Am 759, një avion civil...

‘Reforma në drejtësi, e deformuar’, Çupi: Berisha, përfaqësues i korrupsionit

Analisti Frrok Çupi komentoi zhvillimet e fundit sa i takon togave të zeza dhe eksponentëve të politikës përpara saj. Çupi komentoi se Berisha është...

Lajme të tjera

Web TV