Xhaferri: Kjo Vllazni është më kompakte, sigurojmë kualifikimin në Bosnjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vllaznia ka mbërritur në Bosnjë dhe Hercegovinë për t’u përballur me vendasit e Siroki Brijeg në ndeshjen e turit të parë eliminator të Ligës së Konferencës, ndërsa sponsori i skuadrës, Alban Xhaferri ka dhënë një intervistë, ku ka folur për atmosferën para kësaj ndeshjeje, por edhe merkaton e objektivat e klubit shkodran.

 

Si është atmosfera në ekip para kësaj ndeshjeje?

Kemi pasur një udhëtim të mirë dhe duket një atmosferë mjaft e mirë, me kushte mjaft të mira akomodimi. Trajneri ka pasur një mbledhje me futbollistët, ku ka analizuar edhe kundërshtarin, teksa djemtë i shoh të karikuar, ndaj mendoj se do të bëjmë një paraqitje mjaft të mirë.

 

A jeni optimist për kalimin e turit?

Ne jemi gjithmonë optimistë dhe të motivuar maksimalisht, por të mos e nënvlerësojmë kundërshtarin, pasi është skuadër boshnjake apo ballkanase dhe luan futboll të fortë fizik. Synimi është kualifikimi, ndaj jemi të bindur që do të kemi një rezultat sa më të mirë këtu.

 

Do të provoni të zgjidhni kualifikimin që nesër këtu?

Do të luftojmë, pasi do të ishte më e lehtë edhe për ndeshjen e kthimit në Shkodër. Jemi të kënaqur edhe me një barazim këtu, por do luftojmë të zgjidhim gjithçka që këtu në Bosnjë.

 

A mendoni se Vllaznia është më e fortë se ajo e sezonit të kaluar?

Mendoj se është një Vllazni më kompakte, por sigurisht që ne do të vazhdojmë të plotësohemi, sepse gjatë këtyre ndeshjeve në Conference League mund të vijnë oferta për të tjerë futbollistë që kemi në ekip. Kemi bërë disa transferime të suksesshme, të cilët do të tregojnë veten shumë shpejt. Ndoshta jo të gjithë do të luajnë nesër, pasi ndikojnë faktorë si përgatitja fizike apo harmonizimi me skuadrën. Jemi një skuadër e plotësuar dhe në kushte të mira, por kemi nevojë të bëjmë ndonjë përforcim në mesfushë apo në sulm, ndaj të shohim lëvizjet e reja.

Lexo edhe :  Disiplina nuk fal, zbulohen dënimet

Në stadium nuk do të lejohen tifozët shkodranë. A mendoni se do të jetë ndryshe javën e ardhshme në “Loro Boriçi”?

Për fat të keq është një vendim i UEFA-s, që nuk lejon praninë e tifozëve tanë për shkak të situatës me Covid-19, ndaj nuk do të kemi tifozëri dhe kjo është një minus për ne. Sa i përket ndeshjes së kthimit, stadiumi do të jetë i hapur në masën 30% dhe shpresoj që të ezaurohet i gjithë kapaciteti në dispozicion të tifozëve. Shkodrës i mungon pjesëmarrja në Europë prej shumë vitesh dhe ka shumë entuziazëm, ndaj pres mbështetje maksimale dhe dekor të bukur në stadium.

Të fundit

Përfshihet nga flakët një byrektore në Pogradec, shkak rrjedhja e gazit

Ditën e sotme është përfshirë nga flakët një byrektore në vendin e quajtur Agjencia në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake mësohet...

Kur duhet të nxirrni çadrat? E zbulon meteorologia Tanja Porja: Ja kur nis shiu!

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar sesi do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja tha se nga dita e nesërme pritet të...

Nuk është te ADN, ja nga se ndikohet jetëgjatësia e burrat, studimi tregon se…

Të gjithë duam të dimë sekretin e jetëgjatësisë. A është ushqimi i mirë, ushtrimet fizike apo gjumi adekuat? Studiuesit nga Spitali Universitar i Kopenhagës...

Egli Tako reagon për herë të parë pas daljes nga “Big Brother”

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Egli Tako, ka reaguar përmes një mesazhi emocional në rrjetet sociale. Në një postim të ndarë me...

Ekskluzive/ Policia kriminale shqiptare zbarkon në Londër, zbulohet arsyeja

Fuqizimi ndër vite i grupeve shqiptare të krimit të organizuar shton shqetësimin e autoritetet britanike. Të vetëdijshëm se këtë betejë nuk e fitojmë të vetëm...

Lajme të tjera

Web TV