Ndërron jetë papritur zyrtari socialist, deputetja: Humbëm simbolin e mirësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është ndarë nga jeta kreu i degës së PS-së për zonën e Mbrostarit Gëzim Dhima.

Dhimbja ka prekur jo vetëm familjen, por edhe bashkëpunëtorët e tij ndër vite. Kryetari i bashkisë së Fierit, Subashi, deputetja Antoneta Dhima dhe figura të tjera të PS-së kanë shprehur ngushëllimet për familjen e Dhimës.

“Jam pa fjalë për ndarjen krejt papritur nga jeta të shokut dhe mikut tonë Gëzim Dhima.

Humbëm sot një shok dhe një mik të mrekullueshëm, humbëm njeriun fjalë ëmbël dhe buzagaz, humbëm njeriun simbol të mirësisë dhe mirëkuptimit, humbëm njeriun punëtor dhe të palodhur, humbëm socialistin e devotshëm dhe kurajoz, humbëm njeriun që çdo ditë kujdesej për familjen dhe fëmijët e Tij.

Fati nuk ishte me ty miku im! U prehtë në paqe dhe i përjetshëm kujtimi! Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve ! I paharruar shoku dhe miku im” shkruan deputetja socialiste Antoneta Dhima.

Të fundit

A do ta ndryshojë presioni i Trump rrjedhën e luftës në Ukrainë?

Pak kohë pasi i dha Rusisë një afat prej dhjetë ditësh për ta ndalur luftën në Ukrainë, presidenti amerikan,...

Lando Norris triumfon në Hungari, “luftë” brenda McLaren për titullin kampion

McLaren ka shkëlqyer në Çmimin e Madh të Hungarisë, duke siguruar një ‘dopietë’ të çmuar me Lando Norris në vend të parë dhe Oscar...

Zjarr i përmasave të mëdha raportohet në Orikum

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi të thatë në hyrje të Orikumit. Flakët janë përhapur me...

Gjermani, mbështetja për AfD-në rritet sërish, vetëm 2% pas CDU/CSU

Mbështetja për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është rritur në 25 përqind, sipas një sondazhi nga firma e hulumtimit të...

Një ruse provon pushime në Korenë e Veriut, e para në histori!

Koreja e Veriut ka hapur dyert për turistët rusë dhe ndër të parët që e shfrytëzoi këtë mundësi ishte 33-vjeçarja Anastasiya Samsonova. Ajo kaloi...

Lajme të tjera

Web TV