Përmbyset mjeti me dru në Korçë, humb jetën Drejtori i Shërbimit Pyjor

Një aksident tragjik është shënuar në afërsi të fshatit Dushar në zonën e Lozhanit, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Një mjet tip IFE, i ngarkuar me lëndë drusore, brenda të cilit udhëtonin 5 persona është përmbysur dhe si pasojë ka humbur jetën Drejtori i Shërbimit Pyjor në Bashkinë e Maliqit.

Sipas informacioneve të marra, mësohet se 38-vjeçari, që ishte pasagjer, në momentin e aksidentit është hedhur nga mjeti për të shpëtuar por ky i fundit e ka zënë poshtë duke i marrë jetën.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, ndërkohë që policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.