Rama ultimatum policëve: Keni 100 ditë kohë të tregoni kolegët e korruptuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i vendit u tregua i prerë, teksa tha se në këto 100 ditë çdo qark duhet të japë patjetër rezultat, për të dhënë shembujt e qartë se nuk ekziston pandëshkueshmëria në Policinë e Shtetit.

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë për shtyp lidhur me punën e Policisë së Shtetit. Duke u nisur edhe nga ngjarjet e fundit ku në trafikun e drogës dhe të krimit janë përfshirë edhe funksionarë të policisë, kryeministri Edi Rama iu la atyre një afat 100-ditor, që të gjejnë dhe të çojnë para drejtësisë të gjithë të infiltruarit brenda Policisë së Shtetit, që bashkëpunojnë me krimin. Rama u tregua i prerë, teksa tha se në këto 100 ditë çdo qark duhet të japë patjetër rezultat, për të dhënë shembujt e qartë se nuk ekziston pandëshkueshmëria në Policinë e Shtetit. “Unë dua t’iu them se keni 100 ditë kohë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit. Asnjë ditë më shumë, vetëm 100 ditë! Që qytetarët të marrin frymë shumë të plotësuar, duke e parë Policinë e Shtetit në një nivel tjetër. Asnjë shkencë, asnjë shpikje, asnjë luftë me një të panjohur, thjesht dhe vetëm gjërat që i dini, që dini t’i bëni mirë, se ndaj jeni zgjedhur, gjërat që njerëzit duan si themelin e marrëdhënies me shtetin dhe policinë e tyre”, tha Rama. Shefi i qeverisë ju kërkoi këtyre që nëpërmjet “informimit” tregojnë edhe respektin ndaj vetes për të mos paguar të njëjtat fatura me ata që janë të implikuar. “Kjo duhet bërë në respektin e vetes, të masës dërrmuese të trupës që është korrekte dhe që nuk ka pse i paguan kostos një pjesë që duhet zhdukur nga Policia e Shtetit dhe që duhet të shkojë para drejtësisë. Në çdo qark, në 100 ditë, duhen dhënë shembujt e qartë, që nuk ka polici pa ndëshkueshmëri. Ju nuk e keni fare problem t’i gjeni, t’i kapni për krahu e t’i çoni para drejtësisë. Ky është një objektiv i palëvizshëm. Në çdo qark, policë rrugorë, komisarë, shqiponja, skifterë, çakej, që rrinë si të infiltruar brenda trupit, duhet të shkojnë para drejtësisë”, tha Rama. Më tej, kryeministri foli edhe për denoncimet për dhunën në familje, duke thënë se ka komisariate që i shpërfillin totalisht këto denoncime. Lidhur me këtë, Rama shtoi se “Çdo komisariat do të ketë një rrjet me persona përgjegjës, që të merret me dhunën në familje dhe çdo thirrje të trajtohet me maksimumin e përkushtimit, për ato gra e vajza, që në fund fare përfundojnë në tehun e sëpatës”.
Ndryshimet në polici
Në takimin me policët e rinj, kreu i qeverisë ceku edhe ngjarjen e rëndë të një përplasje me armë në Sarandë ku mbeti i plagosur biznesmeni Spiro Iljadhi. Rama tha se kush këta pronarë që krijojnë hapësira të tilla abuzimi janë tutorët e Policisë së Shtetit dhe sipas tij duhej përjashtuar i gjithë zinxhiri komandues. “Kush janë këta pronarë lokalesh në zonën bregdetare që në mënyrë të hapur shkelin ligjin e tejkalojnë orën policore. Krijojnë hapësirë abuzimi që degjeneron deri në krisma dhe plagosje në mes të një dynjaje të tërë. Këta janë tutorët e policisë në atë territor. Këta janë korruptuesit e policisë së shtetit. Janë abuzuesit më të mëdhenj me uniformën e policisë së shtetit që tërheqin prej hunde policë e shefa komisariatesh duket i kthyer në roje të aktivitetit të tyre të paligjshëm. Rasti i Sarandës ishte alarmant. Ai rast duhet të çohet në ndëshkimin penal të gjithë zinxhirit të komandës në Sarandë”, tha Rama.
Bregdeti
Kryeministri Edi Rama tha se sjellja e forcave të policisë, ndaj qytetarit duhet të jetë parësore. Ai u ndal te operacioni “Bregdeti Ynë”, që sipas tij, ka pushuar përkohësisht për shkak të sezonit të verës dhe do të rinisë sërish në vjeshtë. Rama theksoi, se çdo ndërtesë pa leje në vijën bregdetare duhet të shembet, e përgjegjësia për këtë sipas tij, është e Policisë së Shtetit. “Jo iniciatorët, investitorët, jo pronarët e firmës zbatuese, por çdo person i përfshirë në ndërtimet pa leje është subjekt i ligjit, sepse nuk thua që jam këtu inxhinier dhe nuk e di a ka leje apo jo, sepse i bie të thuash që jam shofer dhe nuk e di që në karrocerinë e makinës kanë futur drogë, s’ka dallim. Leximi mirë i ndryshimeve që janë bërë dhe zbatimi i ligjit, prioritet absolut për drejtuesit e rinj”, u shpreh kryeministri. Rama ka deklaruar se ndërtimet pa leje në zona turistike e të mbrojtura bëhen në sy të policëve. “Ndërtimet ma leje në zona turistike të mbrojtura natyrore, arkeologjike. Është e frikshme që strukturat e policisë të shpenzojnë energji kilometra kohë për të shkuar dhe për tu futur në telashe dhe në ndjekje penale fshatarë që rregullojnë avllitë dhe me miratimin e tyre. Bëhen ndërtime pa leje brenda vijës së verdhë të bashkive, hidhet beton, çfarë bën policia e shtetit në ato kuadrata që janë të ndara qartësisht mes komisariateve, kthen sytë nga ana tjetër. Këtu nuk flitet për skena krimi ku në pak sekonda del një armë dhe ata që gjuajnë ikin me motor, këtu flitet për skena krimi aktive me orë me ditë me javë me netë të tëra, është krim i përcaktuar si i tillë në kod penal të ndërtosh pa leje”, tha shefi i qeverisë.

Të fundit

Aksident në autostradën “Levan-Tepelenë”, plagosen burrë e grua

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në autostradën Levan -Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Fratarit.” Si...

14 ditë në Kosovë dhe një ditë në Shkup

Enver Robelli “Rreth botës në 80 ditë” titullohet romani i famshëm i shkrimtarit francez Zhyl Vern. Amerikani Phileas Fogg bën një bast me miqtë e...

NATO dhe BE me patrullime në Baltik për shkak të shqetësimeve të sigurisë

Udhëheqësit e NATO-s dhe Bashkimit Evropian janë pajtuar që të nisin një mision monitorues në Detin Baltik, pas disa “incidenteve serioze” që kanë dëmtuar...

Bulqiza nën ngrica dhe erëra të forta, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Ulja e temperaturave gjatë pasdites së sotme ka sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor të Rrugës së Arbërit. Në segmentin Fushë Bulqizë-Plan...

SHBA ndalon 37 kompani kineze/ Shkak, përdorimi i punës së detyruar për ‘Ujgurët’

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar 37 kompani kineze në listën e ndalimeve për shkak të akuzave për shkelje të të drejtave të njeriut, të...

Lajme të tjera

Web TV