Dikush në këtë vend, t’i thotë Kujtim Matelit: “Mjaft me Dodonën…!?”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Gëzim Voda

U bënë mbi 10 vjet që studiuesi Kujtim Mateli, përmes tre botimeve të tij studimore kushtuar vendndodhjes dhe përkatësisë së Dodonës së lashtësisë si dhe çështjes së kufijve historikë të shqiptarëve nga hershmëria (botuar në vitet 2011, 2016, 2020), ka trazuar shumë mëndje shqiptare e mbase edhe më tej nesh. Prej referencave të shumta të tij në autorë të asaj kohe, si dhe prej dhjetra hartave e figurinave që i përkasin lashtësisë që gjenden në mbi 1000 faqet e këtyre katër botimeve, ai ka arritur në përfundimin se, përcaktimi i derisotëm i vendndodhjes së Dodonës pellazgjike (tempull dhe kryeqëndër shpirterore e botës antike), në afërsi të Janinës në tokën greke, dhe konsiderimi i saj me përkatësi helene, është i gabuar. Një përfundim, që autori nuk e mbështet në hamëndësime apo dëshira nacionaliste, por në fakte, përcaktime dhe analiza historike, që zor të kundërshtohen. Sipas tij, njohja e Dodonës në atë vend dhe me etni greke, është shmangie nga e vërteta dhe përvehtësim i padrejtë i diçkaje që nuk i takon asaj pale, një lëshim i pa merituar nga qarqe joshqiptare kur ajo ka marrë pëlqimin “si zbulim”, i kundrshtuar madje edhe nga studiues të caktuar grekë. Njëherazi, edhe pazotësi e institucioneve tona shkencore, të cilat të pa afta për t’u ballafaquar me prova në vijimësi, apo nga mosdashja për t’i shkuar kësaj të vërtete deri në fund, kanë pranuar të heshtin.
Për Kujtim Matelin, bazuar në burimet e mirëfillta historike të sipërthëna, të lexuara prej tij në anglisht, frëngjisht dhe në gjuhën greke (pa folur për burimet shqip), vendndodhja reale e Dodonës është në Dëshnicë të Përmetit, pikërisht te Kalaja mijra vjeçare e Këlcyrës, në shpat të malit të Trebeshinës dhe i përket fiseve pellazgo-ilire ku janë rrënjët tona si komb. Ky pretendim i tij, shquan qysh në titujt e tre botimeve posaçërisht për Dodonën, të cilat edhe pse janë bërë të njohura nga medja (sidomos ajo e shkruar), dhe u janë bërë prezent edhe institucioneve tona shkencore, çuditërisht nuk ka patur asnjë prononcim zyrtar, pro ose kundër, por vetëm heshtje, për të mos thënë përçmim. Heshtje që nënkupton shpërfilljen apriori të kësaj teze, mospranimin subjektiv të një versioni që do të hapte debat dhe do të bënte të mundshëm rishikimin e këtij shtrëmbërimi të qëllimshëm rreth 150 vjet më parë, kur Shqipëria nuk kishte shtetin dhe insitucionet e sotme shkencore, dhe të tjerët bënin si të donin me të.

Mirëpo, edhe pse kemi mbi një shekull me shtet dhe dekada me institucione shkencore, asnjë kërkimtar i afirmuar i këtij vendi, nuk është parë e dëgjuar të ketë realizuar një studim të tillë me interes kombëtar, përveç atij që ka arritur jashtëinstitucionali Kujtim Mateli. Llogjika ta do, se mund e duhej të kish tjetër qëndrim institucional ndaj përfundimeve me interes që sjell ai, jo thjesht “për mirësjellje”, por si një nxitje për t’i parë të vërtetat sy ndër sy dhe pa pargjykime rreth autorësisë. Kësisoj, mëndja të shkon se Akademisë sonë të Shkencave dhe asaj të Studimeve Albanologjike, si dy institucionet shtetërore përgjegjëse për t’i dhënë shtysë mendimit dhe kërkimit novativ, mesa duket nuk u intereson shume të luajnë nga pozicionet fikse: “çfarë është thënë më parë, nuk shbëhet më pas…!?”, duke anuar nga qëndrimet “tabu” të pandryshueshmërisë. Rrjedhimisht, i është lënë shteg vegjetimit pa kokëçarje duke mitizuar përcaktime apo dakordësi të pa merituara, për hir të emrit apo “statusit” vetiak të njërit ose tjetrit dhe të ndonjë “telashi” kur vihen në diskutim”produkte” të tyre në kohë të tjera.

Nga ana tjetër viktimizohen studiues të rinj nga që nuk njihen “në elitën shkencore”, apo që “hapin punë” në raport me teza dhe individë që mbase deri aty e kanë patur “çapin”. Ndryshe nuk ka si ndodh që studiuesit Kujtim Mateli, i cili nuk është rrogëtar i ndonjë instituti kërkimor, as i financuar nga fondet publike për çka arritur, dhe as nga ata “me mjekër në shkencë”, por thjesht një studiues i përkushtuar për çështjen shqiptare dhe tepër modest, nuk i rezervohet pak kohë për t’u njohur qoftë dhe si njeri fizik prej dy insitucioneve të lartpërmëndura, pale pastaj t’i lexohen e mirëpriten botimet dhe të kish një “derë të hapur” për debat shkencor për to. Tashmë ka mbetur për t’i thënë atij: “nuk mjafton ç’ke shkruar, por merr kazmën e gërmo të na vërtetosh ato që shkruan…” A thua sikur Dodonën ai ta ketë pronë vetiake dhe e shvendos apo e vendos ku të dojë, dhe jo një çështje dinjiteti, krenarie dhe strumbullari i gjenezës sonë si pasardhës pellazgo-ilirë. Një tezë kjo, që fatkeqësisht pranohet gjysmake nga vetë historiografia jonë. E ndërsa Kujtim Mateli mbron pikërisht këtë tezë në punmet e tij studimore, mesa duket rrwnjët tona pellazge quhen disi “çështje e mbyllur”, ose që “i është vënë kapak”, pavarësisht dëmit historik që kemi pësuar prej kësaj heshtje ose “dakortësie”. E them këtë sepse pak vite më parë kam qënë prezent në një takim të këtij studiuesi me një prej titullarëve të Akademisë së Shkencave me titull “Profesor”, të cilëve u ishte dhenë qysh më parë libri “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit”, dhe profesori për habinë e çdokujt, nuk kish denjuar as ta lexonte atë. “Nuk është botim i fushës sime”-belbëzoi ai, nga që ai ishte arkeolog dhe jo historian!! Ndërkohë që çdokosh e di mirë se, janë të dhënat historike ato që i paraprijnë zbulimeve arkeologjike. Madje, ajo që bëri më shumë çudi ishte thënia e tij: “Dodona na bëhet mirë të jetë atje ku është se atje e ka parë me sy Ismail Qemali…!?” Është disi i dyshimtë edhe ndonjë “përcaktim” tjerë i këti personi, kur ai në një gazetë qëndrore në prill të vitit 2012 është deklaruar se: “Dodona është atje tek popullsia që ishte, s’ka rëndësi kujt i takon nga pikpamja etnike”. Si në njërin rast edhe në tjetrin, akademiku në fjalë, nuk merr përsipër të flasij shkencërisht, por të vë përpara Ismail Qemalin si burrë shteti, i cili dikur ia ka sygjeruar atë vend miqësisht atij që quhet “zbuluesi i Dodonës” më 1878 (grekut Karapanos), si ish shokë shkolle në Zozimenë e Janinës. Por vetëm sygjerim, jo e faktuar prej tij, kur atje ende nuk ishte bërë asnjë gërmim. Edhe më keq akoma, për profesorin paskej patur rëndësi vendi ku ishte ajo, se sa etnia, çka dëshmon se institucioni që përfaqësonte ai, i rrinte larg si të vërtetës për vendndodhjen reale të Dodonës, ashtu dhe etnisë pellazgo-ilire që përfaqëson ajo. Vetëm inferioriteti, paaftësia dhe mosdashja i lë gjërat pezull ose evazive, sidomos kur është fjala për të debatuar e ballafaquar me studiuesit grekë. Për pasojë, lihen jashtë çështje që lidhen me etninë tonë, duke pranuar si paraardhës vetëm Ilirët, ndërkohë që për rrënjët tona deri në ato pellazge, siç u tha më lart, mbeten pa përgjigjen e duhur, për të mos thënë “tezë e abandonuar”. Ky besoj është shkaku përse nuk merret në konsideratë prurja e studiuesit Kujtim Mateli për vendndodhjen dhe përkatësinë etnike të Dodonës, sepse pranimi i saj botërisht si tempull pellazgo-ilir (sikurse është e tillë në të vërtetë), e jo faltore helene, i jep fund mjaf çështjeve ku është spekulluar e spekullohet me prejardhjen e shqiptarëve si komb, por edhe me kufijt historikë të tyre në hershmëri. Nuk mund të qëndrojnë sëtoku që, Epri të quhet i banuar nga fiset pellazgo-ilire nga vjen etnia shqiptare dhe Dodona si kryeqënder e tyre, të jetë helene. Mirëpo kjo do këllqe, do zemër e përkushtim institucional deri në “përplasje” e ballafaqim argumentash, do një shtet që e ndjen si detyrim parësor mbrojtjen e simboleve të çdo kohe. Pra do edhe një vullnet politik për mbështetje, i cili për shumë arsye, ka munguar e mungon. Ndaj është parë më e udhës heshtja se sa “përplasja”. Ndaj edhe studimet e Kujtim Matelit mbeten pa përgjigje. Ndërkohë, do të ishte mëse e ndershme t’i thuhej troç këtij studiuesi: “ty bravo të qoftë për punën e bërë dhe mundin që ke harxhuar, por mjaft fole për Dodonën, se ajo nuk na intereson…”

Lexo edhe :  Rrënia e mitit të Ana Bolenës, mbretëresha e Anglisë me origjinë nga “Bolena e Labërisë” 

Një prurje tjetër i këtij studiuesi është rrëzimi prej tij i tezës së akademikut tonë të njohur, Prof. Kristo Frashërit, për qytetin e lashtë të Eriboias. Sipas Prof. Frashërit, qyteti në fjalë është pjesë e fisit të hershëm të paruejve që shtrihej në luginën e lumit Aos (Vjosa e sotme), dhe e vendos atë aty ku gjendet Kalaja e Këlcyrës. E thënë kjo në librin e tij: “Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve” botim i vitit 1969. Prej këtij botimi del se ai për këtë përcaktim është bazuar te përkthimi i librit të historianit të viteve 1500, Klaud Ptolemeu, ndërkohë që Ptolemeu e ka përshkruar Eriboian si qytet që i përket fisit të parthinëve që kishin si qëndër Dimalin dhe shtriheshin në rrjedhat e lumit Osum.

Përmes koordinatave që ka përdorur ai atë kohë, e vendos Eriboian në afërsi të maleve të Gramozit, aty ku fillojnë burimet e Osumit. Pakashumë, të njëjtën gjë (ikurse citon zoti Mateli), ka përshkruar edhe dijetari i njohur francez Fransua Pukëvil në fillim të viteve 1800. Sipas Matelit, gabimi i Prof. Frashërit qëndron te mosreferimi direkt te botimi i Klod Ptolemeut që gjendet edhe në Bibliotekën tonë Kombëtare, por te përkthimi i pasaktë i dikujt, ku në vënd të fisit të përthinëve është vënë fisi i paruejve. Pikërisht këtë shmangie koregjon në punimet e tij studiuesi Kujtim Mateli, por kjo nuk i vlen askujt përderisa ajo çfarë ka thënë Prof. Frashëri është në tekste shkollore e botime të tjera. Është përcaktim në qarkullim. Madje, u pa kjo prirje edhe në një emision televiziv të së shtunës së 26 qershorit të këtij viti në televizionin kombëtar TOP CHANNEL, ku flitej për Kalanë e Këlcyrës, dhe drejtuesi i emisionit, për aq njohuri që kish, “kërkonte” aty më me ngulm Eriboian se sa Dodonën. Sigurisht, do të bazohej më shumë te një emër i njohur si akademiku Kristo Frashëri, se sa te “amatori” Kujtim Mateli. Mirëpo, të vërtetat historike nuk shkojnë doemos sipas “peshës” që zë emri i dikujt, as për simpati personale për dikë, aq më tepër kur ato janë të pa sakta, por duhen kërkuar në burim, në tekstet origjinale. Dhe rrëzimi i kësaj teze nga studiuesi Mateli, ka të bëjë pikërisht me këtë “kut matës”: referimi tek burimi, origjinali. Po a e “shkul” kush kollaj këtë “ngulje gozhde” dikur, në mendjet e akademikëve tanë aktualë? Deri tani, jo. Dhe arsyet lidhen me paaftësinë ose mosdashjen institucionale që përmëndëm më lart. Tentativa e gabuar për të njësuar Këlcyrën me Eriboian antike, mbase bëhet edhe për këtë gjë: të mos i lënë vendin e duhur Dodonës. Konfirmimi i saj zyrtar aty, mund të sillte “tërmet” deri në historiografinë botërore, njëlloj siç diskutohet sot edhe për vendndodhjen e Trojës së lashtë, apo dhe të ndonjë të dhëne tjetër historike. Nuk është as turp as krim të bësh një koregjim të faktuar. Më keq është kur mbyll sytë, veshët dhe mëndjen nga e vërteta.

 

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV