Fier/ Mbytet një 60-vjeçar në Darzezë, miku i tij që hyri për ta shpëtuar në gjendje të rëndë në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person është mbytur këtë të shtunë në plazhin e “Pishe Poros” në Fier, ndërsa një tjetër, ndodhet në gjendje të rëndë.

Mësohet se i mbytur ka mbetur Fiqo Rexhepi, ndërsa Arben Alizoti ka arritur të shpëtojë.
Dy persona kanë rrezikuar të mbyten pasditen e së shtunës në plazhin e Pishe poros në Fier.

Të dëmtuarit janë transportuar në spitalin e Fierit, në gjendje të rëndë shëndetësore. Dy personave u është dhënë ndihma e parë nga policia dhe roja bregdetare.

Njoftimi i Policisë:

Pishë Poro, Darëzezë

Sot rreth orës 17:00, në plazhin publik në Pishë Poro, Darëzezë, shtetasit A. A., 47 vjeç dhe F. R., 60 vjeç, të dy banues në Fier, duke u larë në det kanë rrezikuar të mbyten.

Pushuesit që ishin pranë tyre dhe më pas punonjësit e Policisë që patrullojnë në bregdet, u kanë dhënë ndihmën e parë dhe i kanë çuar me ambulancë në spitalin e Fierit.

60- vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital ndërsa 47-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV