Hetimi i SPAK për tenderin e uniformave të Policisë, reagon ambasadorja Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas arrestimeve të zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme me urdhër të SPAK, që akuzohen se kanë shkelur barazinë në tenderin e uniformave të policisë së shtetit.

Postimi i ambasadores amerikane në Twitter:

“Mirë që shohim më shumë veprime të SPAK kundër korrupsionit. Abuzimi ose manipulimi i proceseve të prokurimit publik është njësoj si të vjedhës të gjithë qytetarët (përfshirë edhe qytetarët e Sh.B.A. taksat e të cilëve sigurojnë ndihmën e SHBA për Shqipërinë për të “fryrë’ kuletat e vetes ose të “miqve”. Është një krim.”, shkruan ambasadorja.