Tenderi 2.8 miliardë lekë i uniformave/ Denoncimi i deputetëve Valteri dhe Murrizi që u bëri “gropën” 9 zyrtarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni antikorrupsion nga SPAK bëri bujë ditën e sotme, ku u arrestuan 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme me një prej tyre që është lënë në “arrest shtëpie”.

Operacioni është bërë në lidhje me abuzimin me tenderin e uniformave të policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, ku mes të arrestuarve është edhe ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari.

Pas kallëzimit të bërë nga Myslym Murrizi dhe Halit Valteri, SPAK ka nisur verifikimin e tenderit të uniformave të Policisë, ndërsa paralelisht Agjencia e Prokurimeve dhe kompania fituese e tenderit, “D&E” sh.p.k., po realizonin tenderin.

Një vit më parë deputetët Murrizi dhe  Valteri ata deklaruan se ky tender i është dhënë një kompanie gërmimesh, e cila nuk ka lidhje me rrobaqepësinë.

“Sipas deklaratës time në seancën e ditës së mërkurë, për tenderin e folur të uniformave të Policisë së shtetit, i hapur si ofertë që vitin e kaluar, me katër faza për këta vite, i reduktuar në artikuj, rreth 239 mijë artikuj më pak dhe ka ruajtur të njëjtën vlerë. I parë nga ana jonë dhe nga dashamirës të cilat na kanë informuar me informacione dhe dokumentet përkatëse,  erdhëm t’i drejtohem SPAK-ut ta marrë në hetim si çështje dhe të shikojmë nëse është e vërtetë çka kam artikulua unë në parlament apo jo”, tha Murrizi fiks një vit më parë./GSH

Të fundit

Turqia nën ‘pushtetin’ e flakëve, mbi 50 mijë të evakuuar

Turqia po përballet me një valë të fuqishme zjarresh që kanë përfshirë zonat bregdetare dhe të brendshme, duke detyruar...

Foto familjare nga samiti BE – Ballkani Perëndimor, Rama krah Kurtit dhe Mickoskit

Sot u mbajt dita e dytë e takimit BE – Ballkani Perëndimor në Shkup për Planin e Rritjes. Pas përfundimit të takimit liderët që morën pjesë në...

Trafikoi 1 ton drogë, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit

Ish-truproja e Saimir Tahirit, Paul Deda, është arrestuar në Francë, pasi akuzohet nga drejtësia shqiptare si anëtar i një organizate kriminale që ka trafikuar...

Kush e shpiku ruletën ruse?

Jo ushtria ruse, siç besojnë shumë. Ruleta ruse është një shpikje letrare e shekullit të 19-të, e ringjallur në një roman zviceran të vitit...

Pritja mori fund! Pensionet me Italinë njihen nga sot

Nga sot hyn në fuqi marrëveshja historike e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë. Qindra mijëra emigrantë shqiptarë mund të përfitojnë vitet e punës të mbledhura...

Lajme të tjera

Web TV