Reagon nëna e 45-vjeçares që u vra me thikë nga bashkëshorti: Do të marr vetë hak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një krim i rëndë tronditi 5 ditë më parë Krujën, ku Artan Ismalaja 51 vjeç, dyshohet se vrau me thikë brenda në makinë bashkëshorten e tij Klarita Ismalaja, 45 vjeç.

Pak minuta pas krimit 51-vjeçari tentoi vetëvrasjen, por pas mjekimit të marrë në spital u mbijetoi plagëve të marra.

Autori i dyshuar u prangos nga policia, megjithatë reagimet mbi ngjarjen e rëndë vazhdojnë. Nëna e të ndjerës shprehet se po pret shtetin, por zotohet se nëse nuk vihet drejtësia do të marrë hakë për vrasjen e vajzës së saj.

REAGIMI I NËNËS SË TË NDJERËS

“Në mendjen time jeton një yll që më shtoi jetën time. Çdo ditë, çdo sekondë, mami jeton për ty e bukura e mamit. Pa merak mami, zot me lejon të jetojë për dy engjëjt e tu. Miq dhe shokët e mi a vritet kjo bukuri. Kjo vret me bukuri, vret me mirësi, mami s’do lejojë kurrë të hedhi baltë në pamje prej engjëlli në këtë mrekulli. O ylli mamit, nënë zeza po pret shtetin por pa merak ylli im se mami do ta marri hakun me të drejtën që një nënë ka për bijën e vet. Do të ekzekutoj ty që s’të thirra kurrë dhëndër por djalë haram, haram, haram”, shkruhet në postimin e saj.

DËSHMIA E ARTAN ISMALAJAS

Gjatë seancës, 51-vjeçari Artan Ismalaja, banues prej vitesh në Tiranë dhe me origjinë nga Kruja, ka shprehur pendesë për krimin e rëndë.

Ai tha se vrasja kishte ndodhur për shkak të debateve për shitjen e një prone, e konfirmuar më herët edhe nga djali i madh i tyre, duke shtuar se ishte penduar që në momentin e parë dhe për këtë arsye kishte tentuar vetëvrasjen.

Lexo edhe :  “Shkodra Elektronike” “shndrit” Kalanë e Rozafës

“Gjithçka ndodhi në gjaknxehtësi e sipër. Jam penduar shumë. U pendova që në ato momente, ndaj edhe tentova vetëvrasjen. Debatuam për shkak të shitjes së shtëpisë së prindërve të Klaritës. Llaf pas llafi, ç’të duhet ty, ç’me duhet mua dhe situate u agravua. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Jam shumë i penduar. Lashë dy djem rrugëve. Nuk di çfarë të them. Çfarëdo të vendosë drejtësia për mua, e pranoj pasi kam bërë një vepër të rëndë”, rrëfen Artan Ismalaj, autori i vrasjes së bashkëshortes Klarita.

Mësohet të jetë shprehur shkurtimisht 51-vjeçari para togave të zeza që improvizuan dhomën e spitalit si sallë gjyqi për t’i komunikuar atij masën e sigurisë.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV