Rruga Gusmar-Kuç drejt përfundimit, Rama: Potencial zhvillimi për zonën dhe turizmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rruga Gusmar-Kuç, që do të jetë një ofertë e re për turistët, është drejt përfundimit. Kryeministri Rama ka publikuar disa foto nga investimi, ku shkruan se rruga është drejt mbarimit dhe do të sjellë një perspektivë zhvillimi për të gjithë zonën.

“Mirëmëngjes dhe këto foto të rrugës Gusmar-Kuç drejt përfundimit, që do jetë një ofertë e re për turistët dhe një perspektivë për të gjithë zonën, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Rruga Gusmar – Kuç lidh Tepelenën, Gjirokastrën dhe Përmetin me rrugën e lumit të Vlorës dhe Himarën, duke krijuar një lidhje mes turizmit bregdetar me turizmin natyror, kulturor dhe historik.

Ky aks do të lehtësojë vajtjen në fshatin turistik të Nivicës për të shijuar bukuritë e saj natyrore, ndërsa do shërbejë si një shtysë e fuqishme për shfrytëzimin e potencialeve turistike dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Investimi për ndërtimin e kësaj rruge kap një vlerë prej 5,780,441 dollarë dhe fillimi i punimeve ka nisur në prill 2020. Aksi shoqërohet me mure masive mbajtëse pasi një pjesë e rrugës kalon në anë të shkëmbit. Investimi parashikon ndërtimin e 4 urave, nga të cilat njëra arrin gjatësinë edhe më të madhe prej 30 metrash dhe një tjetër 10 metra, dhe dy urat e tjera janë në gjatësi më të vogla që janë nga 6 e 5 metra gjatësi.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV