Tropojë/ U dëmtua duke ecur mbi shkëmbinj, policia dhe alpinistët transportojnë 10 km në krahë turistin bullgar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një turist bullgar është dëmtuar në bjeshkët e Vranit në Tropojë duke ecur mbi disa shkëmbinj. Policia dhe disa alpinistë nga Kosova i kanë ardhur në ndihmë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Tropojës dhe disa alpinistë nga Kosova i vijnë në ndihmë turistit bullgar.

Një turist 46-vjeçar nga Bullgaria, duke eksploruar zonën e Lekbibaj, është dëmtuar duke ecur mbi disa shkëmbinj në bjeshkët e Vranit.

46-vjeçari ka njoftuar në ambasadë dhe ka kërkuar ndihmë, pasi nuk ecte dot për shkak të dëmtimeve të marra.

Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë, të cilët janë ndihmuar edhe nga disa aplinistë nga Kosova.

Pas disa orë kërkimesh u bë e mundur gjetja e turistit bullgar, i cili është trasportuar rreth 10 kilometër në krahë, nga shërbimet e Policisë, së bashku me aplinistët, deri në vendin ku është bërë e mundur ulja e helikopterit në Lekbibaj.

Më pas turisti është transportuar me helikopter në spitalin e Tropojë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Turisti bullgar ka falënderuar Policinë dhe alpinistët kosovarë që i erdhën në ndihmë duke i shpëtuar jetën.

Policia e Tropojës gjen rastin të falënderojë edhe njëherë alpinistët nga Kosova, të cilët bashkëpunuan me punonjësit e Policisë, për t’i ardhur në ndihmë turistit nga Bullgaria.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV