Sot finalja e EURO 2020/ Anglia për të bërë historinë, Italia për trofeun që i mungon 6 dekada

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Euro 2020 tashmë është gati të mbyllë siparin e tij. Italia dhe Anglia do të luajnë për titullin e më të mirit sonte në orën 21:00, për të mbyllur kështu një kampionat të mrekullueshëm por edhe shumë të veçantë.

Në gjysmëfinale skuadra e Mancinit kaloi pasi mposhti Spanjën me penallti, ku ishte më efektive në gjuajtjen e tyre, duke humbur vetëm një goditje dhe duke përfituar nga dy gabimet të La Rojas. Ndërsa ekipi i Gareth Southgate kapërceu Danimarkën në kohën shtesë me një penallti mjaft të ‘diskutueshme’ nga shumë njohës të futbollit.

Anglia do të luajë në Uembley për titullin e tyre të parë në Kampionatin Evropian për të bërë historinë, ndërsa Italia për të rikthyer në Romë trofeun pas 6 dekadave mungesë. Italia do të bëhet kështu e katërta që e fiton më shumë se një herë trofeun së bashku me Gjermaninë, Spanjën dhe Francën ndërkohë që Anglia do ta shtonte emrin te libri i artë.

Në përgjithësi këto dy skuadra janë takuar 27 herë, Italia ka dhjetë fitore, Anglia tetë, ndërsa nëntë ndeshje kanë përfunduar baras. Italianët në këto përballje kanë të shënuar 31 gola, ndërsa anglezët dy më shumë.

 

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV