Doza e tretë e vaksinës anti-Covid, OBSH-ja del kundër: Jo derisa të imunizohen vendet e varfra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar kundër sigurimit të dozave përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit për ata që tashmë janë vaksinuar, teksa varianti Delta “përhapet në botë” dhe vendet e varfra nuk kanë pranuar vaksina ende. Shefi i OBSH-së ka thënë më 12 korrik se disa punëtorë shëndetësorë në vijën e parë të frontit, ende janë të pavaksinuar.

Thirrja e tij vjen ndërkohë që shumë qeveri po përballen me hezitim për vaksinim dhe shqetësime për variante më të transmetueshme të koronavirusit. “Dallimi në furnizime me vaksina kundër COVID-19 në botë është shumë i madh dhe jo i barabartë. Disa shtete dhe rajone janë duke porositur miliona doza përforcuese, para se shtetet tjera të vaksinojnë punëtorët shëndetësorë dhe grupet më të rrezikuara”, tha Tedros. Ai ka përmendur prodhueset amerikane të vaksinave, kompanitë Pfizer dhe Moderna, që po planifikojnë të ofrojnë doza përforcuese për të siguruar imunitet afatgjatë.

Mirëpo ai ka sugjeruar që këto doza duhet të dërgohen te skema COVAX, e OBSH-së, e cila synon të ndajë vaksina për vendet e varfra. “Varianti Delta po përhapet në botë, duke nxitur shpërthime të reja, të infektuar dhe të vdekur”, ka thënë Tedros. Sipas tij, për variantin Delta – i identifikuar fillimisht në Indi – tani është raportuar në 104 shtete. Këtë javë, Anthony Fauci, ekspert për koronavirusin në Shtetet e Bashkuara, ka thënë se është shumë herët për të rekomanduar dozën përforcuese për ata që tashmë janë vaksinuar kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton ky virus.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV