Në arrest shtëpie sepse mori 2 mijë euro për punësim në shtet/ Ja si u zbulua ish-zv. ministrja Rovena Voda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish zv-ministrja e brendshme Rovena Voda ngeci në rrjetat e SPAK mbas përgjimeve intensive të nisura në 2019 ndaj një grupi trafikantësh, që pak ditë më parë i kushtoi lirinë dhe ish kryeprokurorit të Kukësit Edmond Karriqi, i cili gjithashtu u përgjua dhe doli që u pagua për të liruar disa të rinj për disa doza hashashi.

Rovena Voda nën arrest shtëpiak dyshohet se ushtroi ndikim të paligjshëm tek funksionarë të tjerë me qëllim punësimin për arsye përfitimi të Florida Beut , gjithashtu nën arrest shtëpiak së bashku me  Majlinda Hasanin .

Kjo e fundit ka rolin e ndërmjetëses dhe sipas SPAK rezulton se shfrytëzoi njohjen me zyrtaren për të hapur një vend pune dhe për këtë arsye ato janë takuar në ministri me Vodën, tregojnë burimet për Top Channel.

Emri i Rovena Voda lakohet nga dy zonja, njëra prej të cilave është shoqe e ish-zyrtares së lartë ndërsa tjetra ishte e interesuar që të punësohej medoemos si specialiste në një nga dikasteret dhe gjithashtu ajo ëndërronte të ishte juriste në ministrinë e brendshme.

Por gjatë konkurrimit ajo u skualifikua teksa më pas shfaqen pakënaqësitë në telefon, ku ajo tregon se kishte paguar 2 mijë euro.

Të dyshuarat pritet të dalin para gjykatës antikorrupsion për tu njohur me masën e sigurisë që u shpall në mungesë të martën, ndërkohë që deri më tani për pak ditë kanë përfunduar nën akuze tre prokurorë, dhe dy ish-kryebashkiakë. Më e bujshmja është hetimi ndaj Fatos Tushes, ish-kryetar i bashkisë së Lushnjës, i cili del në përgjime duke porositur karburant për miqtë dhe po për ta ndikoi për dhënien e tenderit 24 milionë lekë një kompanie që nuk përmbushte kriteret.

Të fundit

Vrau 34-vjeçarin pasi i dhunuan prindërit, autori i krimit mbërrin në gjykatë!

Ka mbërritur në Gjykatë për njohjen me masën e sigurisë, Ylber Jaku, autori i dyshuar i vrasjes së 34-vjeçarit...

Çfarë është Giro d’Italia, si lindi idea dhe sa para marrin fituesit?

Ka nisur Giro d’Italia 2025, një nga garat më të mëdha dhe më prestigjioze të çiklizmit botëror. Kjo garë u krijua si iniciativë nga...

Vodhi 5 dyqane, arrestohet hajduti serial në Tiranë

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pas dyshohet se ka kryer 6 v vjedhje/tentativa për vjedhje të dyqaneve, të kryera...

Eksperti i punësimit: Profesionet që iu paguajnë më mirë sot janë këto

Eksperti i punësimit, Arbër Xhihani, ka qenë së fundmi i ftuar në “Live From Tirana”, ku ka zbuluar se cilat janë punët më të...

Marrëdhëniet Trump-Netanyahu në krizë, si po rrezikohet aleanca mes dy vendeve

Izraeli është i shqetësuar për lëvizjet e fundit të Presidentit Trump, të cilat sugjerojnë një distancim nga “vijat e kuqe” të Izraelit dhe, po...

Lajme të tjera

Web TV