Roberto Mançini, frymëzimi më i bukur i historisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Arrigo Saki

Fitore, fitore dhe fitore. Madje me meritë. Sa bukur kështu. Anglezët na kopjuan kur pas golit u mblodhën prapa për të ruajtur rezultatin siç bëjnë shumë skuadra besnike të Karl Rapanit, shpikësi austriak i katenaços në shekullin e kaluar. Mbase Sauthgejt kujtonte se do të luante kundër një formacioni tipik italian që di vetëm të mbrojë. Shënuan pas vetëm dy minutash dhe për thuajse gjysmë ore na vunë në vështirësi me futbollin e tyre supersonik. Anglezët nuk ditën të përfitojnë dhe ne ditëm të organizohemi siç nevojitej për të mundur një rival që nuk ishte edhe aq i ndërlikuar sa dukej. Askush prej tyre nuk bëri llogaritë me idetë e Roberto Mançinit ose ndoshta nuk e njihnin mirë.

Dhamë gjithçka mundëm, por vështirësitë e Emersonit, lodhja e Insinjes e Barelës apo edhe problemet e Imobiles nuk kaluan pa u vënë re. Rritja e “Axurrëve” erdhi nga thellësia e mbrojtjes nga ku Bonuçi e Kielini morën në dorë skuadrën, teksa Verratti u shndërrua në burim loje duke shndërruar në ndihmës dikë si Zhorzhinjo. Në fund, siç thotë Romë Rolo, filozof francez i vlerësuar me çmimin “Nobel”:

“Heronj janë të gjithë ata që bëjnë gjithçka munden brenda mundësive të tyre”. Dhe ne pikërisht këtë bëmë, ndonëse i vetmi që mund të them se kaloi edhe përtej ishte Mançini. Ky djalosh i dha kombëtares jo vetëm një lojë për t’u rikthyer protagoniste, ne momentin ndoshta më të errët të historisë sonë të futbollit, por kryevepra dhe idetë e tij duhet të jenë burim frymëzimi edhe për shumë trajnerë të tjerë italianë.

Roberto nuk u shtoi cilësi në këmbë këtyre futbollistëve që ne i kishim parë prej vitesh në aksion, por thjesht ai dhe stafi i tij fantastik punuan mbi kokën e lojtarëve, duke ua mbushur atë me vetëvlerësim, personalitet dhe optimizëm. Kjo Itali që pamë në aksion dhe fitoi Europianin nuk është më e forta e historisë sonë nga ana teknike, por është pa dyshim Italia më e fortë për vlera etike dhe morale.

Lexo edhe :  Silvinjo do të largohet nga Shqipëria? Tekniku kuqezi është kontaktuar nga…

Kurajo që treguan, të qëndruarit në fushë si protagonist edhe në momentet e vështira, por edhe bashkëpunimi e shoqëria jashtë fushës së lojës ishte ideja më e bukur e futbollit që Mançini mund t’i sillte kombit tonë.

Të fundit

Shpërthimi spektakolar i llavës në Siçili krijon fluks turistësh

Një javë me spërkatje spektakolare të llavës në malin Etna të Sicilisë, të mbuluar me borë, një nga vullkanet...

Filxhani i kafesë do të rritet me10-30 lekë në pranverë prej çmimeve të larta të importit

Shqipëria shumë shpejt pritet të dorëzohet para çmimeve ende të pranueshme të kafesë në bare, pasi importet e këtij produkti po bëhen gjithnjë e...

Kronikë e politikave të shpallura të Trump

Veton Surroi Ndoshta mënyra më e mirë për të kuptuar ndryshimet e mëdha gjeopolitike që po ndodhin edhe para se presidenca Trump 2.0 të mbushë...

Hetimi për Veliajn/ Biznesmeni Gentian Sula paraqitet në SPAK

Biznesmeni Gentian Sula është paraqitur ditën e sotme në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë. GJKKO ka caktuar masa detyrim paraqitjeje për pesë biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol...

Analiza/ Si ushtrojnë presion mbi Evropën bisedimet e Riadit

Evropianët, pjesa evropiane e NATO-s, duhet të rrisin ritmin po të mos duan të mbeten plotësisht pas. Nuk ka kaluar as një javë që kur...

Lajme të tjera

Web TV