Pllaka e lashtë e Egjiptit që futi në rivalitet Francën dhe Britaninë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në korrik të vitit 1799, një gur i shkruar u gjet nga kaptiteni francez Pierre-François Bouchard gjatë fushatës së Napoleonit në Egjipt. Guri u zbulua nga dheu në fshatin Roshid (Rosetta).

Është një pllakë gur granit i zi, ku janë gdhendur tre mbishkrime apo tekste të njëjta, por në 3 gjuhë të ndryshme. Guri Rosetta iu dorëzua trupave britanike në 1801. Shkencëtarët mendojnë se guri ka qenë monument në formë ylli, i ngritur pas kurorëzim të mbretit Ptolemeut V, për të themeluar kultin hyjnor të sunduesit të ri. Dekreti për këtë monument u lëshua nga një kuvend priftërinjsh në Memfis. Data e dekretit është dhënë si “4 Xandicus” në kalendarin e Maqedonisë së lashtë dhe “18 Meshir” në kalendarin egjiptian, date që përkon me 27 mars 196 pes. Viti është shpallur si viti i nëntë i mbretërimit të Ptolemeut V dhe kjo është konfirmuar nga emrat e katër priftërinjtë që shërbyen në të njëjtin vit, përfshi Aëtus bir i Aëtus, i cili ishte prift i kulteve hyjnore të Aleksandrit të Madh. Ylli prej graniti të zi është shkruar në “gjuhën e perëndive” (hyeroglife); “gjuhën e dokumenteve” (demotike); dhe “gjuhën e grekëve” (përdorur nga dinastia Ptolemeu).

Tempulli ku u vendos guri u shkatërrua ndoshta rreth vitit 392, kur perandori romak lindor Theodosi urdhëroi mbylljen e të gjithë tempujve pagane ose jo të krishterë. Me kalimin e kohës, pllaka e shkruar (përmasat e së cilës nuk dihen saktësisht) u thye, copat u morën nga banorët për ndërtime, dhe ‘Guri i gjetur në Roshid apo Rosetta është një pjesë e mbetur prej tij. Guri Rosetta ruhet në muzeun britanik dhe është një nga objektetet më të vizituara. Përkthimi i parë i plotë i tekstit greqisht u shfaq në vitin 1803. Megjithatë kaluan 20 vjet para se përkthimi i teksit egjiptian (hyeroglif) u njoftua nga Jean-François Champollion në Paris në 1822; dhe u desh më gjatë para se studiuesit të ishin në gjendje për të lexuar me besim mbishkrimet e lashta. Që nga zbulimi, Guri Rosetta ka qenë në qendër të rivaliteteve për zotërim midis Francës dhe Britanisë, dhe që nga viti 2003, edhe Egjipti ka dalë me kërkesat e veta për kthimin e gurit.

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV