Granit Xhaka 5 milionë euro “larg” Romës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Granit Xhaka drejt Romës. Pasi vendosi largimet e para, ka ardhur koha që Roma të mirëpresë nënshkrimin e dytë pas Rui Patricio. Negociatat për Granit Xhakën janë në detaje. Mesfushori zviceran po pret nga pushimet e tij tymin e bardhë që mund të mbërrijë shumë shpejt.

Roma ka vendosur të ndërmarrë një hap të vogël shtesë për të dorëzuar te Mourinho një nga objektivat e kësaj vere. Midis kërkesës fillestare nga Arsenali prej 20 milionë eurosh dhe ofertës së fundit nga Roma, 15, nuk janë shumë.

Xhaka mendohet të përfitojë 2.5 milionë euro neto në sezon me një kontratë 4 vjecare me bonuse. Tiago Pinto planifikon të dorëzojë Xhakën te Mourinho për fillimin e grumbullimit më 26 korrik, por nuk përjashtohet që Graniti të zvogëlojë pushimet e tij për t’u bashkuar me shokët e tij të ekipit në Trigoria më herët.

Zvicerani ka karakteristikat ideale për të bërë “Thiago Motta”-n e Romës dhe për të formuar çiftin përpara mbrojtjes me një mes Veretout dhe Cristante. Dhe ai mezi pret të punojë me Moun duke pasur parasysh shumë fjalë të ëmbla të shkëmbyera në distancë në vitet e fundit.

 

Të fundit

Dorëzohet Interi, shet Calhanoglu dhe gjen menjëherë zëvendësuesin në SHBA

Interi është dorëzuar. Klubi zikaltër ka nisur kërkimin për një pasues të Hakan Calhanoglu, sepse turku nuk dëshiron të...

Alarmi për bombë në Kuvend, Kurti: Kërcënimi erdhi nga Serbia

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për herë të parë në lidhje me kërcënimin me bombë që ndodhi ditën e djeshme para seancës...

Zbulohet arsyeja pse CR7 mungoi në funeralin e Diogo Jota

Cristiano Ronaldo është në qendër të kritikave në Portugali. Kapiteni i kombëtares portugeze mungoi në funeralin e Diogo Jota dhe vëllait të tij Andre Silva,...

Korrik 1995/ Masakra e Srebrenicës, një nga kapitujt më të errët të Evropës moderne

Në korrik të vitit 1995, në përfundim të Luftës së Bosnjës (1992–1995), ndodhi një prej krimeve më të rënda kundër njerëzimit në Evropë pas...

Izraeli sulmon nga ajri Gazën, raportohet për të paktën 33 viktima

Sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë të paktën 33 palestinezë në Gazë, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën, ndërsa ushtria izraelite njoftoi se ka goditur...

Lajme të tjera

Web TV