Helmimi i rreth 2 mijë personave në Deçan, ja bakteri që u identifikua në mostrat e ujit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vlera të shtuara të baktereve koliforme dhe Escherichia coli janë identifikuar në mostrat e marra nga uji i ujësjellësit në Komunën e Deçanit, ku rreth 2 mijë persona janë helmuar.

Helmimi i këtyre qytetarëve mund të ketë ardhur nga uji i pijshëm i kontaminuar, andaj edhe është identifikuar prezenca e Escherichia colit.

Por çfarë duhet të dimë për E.colin dhe sa mund të jetë i rrezikshëm ky bakter?

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Escherichia coli,  është një lloj i baktereve që zakonisht gjendet në zorrët e kafshëve me gjak të ngrohtë.

Ky bakter transmetohet te njerëzit kryesisht përmes konsumit të ushqimeve të cilat janë të kontaminuara, si produktet e mishit të bluar të papërpunuar ose të pazier, qumështit të papërpunuar dhe perimeve të papërpunuara e të kontaminuar.

E.Coli mund të gjendet edhe në ujë, kryesisht në ujërat e zeza.

Mbeturinat e kafshëve të hedhura në ujë mund të përmbajnë shumë lloje të organizmave që e shkaktojnë këtë sëmundje.

Mbeturinat mund të hyjnë në ujë përmes mënyrave të ndryshme, duke përfshirë tejmbushjen e ujërave të zeza, sistemet e ujërave të zeza që nuk funksionojnë siç duhet, rrjedhjet bujqësore, e hedhjen e mbeturinave shtazore.

Shumë prej llojeve të këtij bakteri cilësohen si të padëmshme nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Megjithëse, disa lloje të E.colit thuhet se mund të shkaktojnë sëmundje të rënda të transmetuara nga ushqimi.

Edhe konsumi i ujit ose kontakti me ujë të ndotur me jashtëqitje të kafshëve me gjak të ngrohtë mund të shkaktojë një sërë sëmundjesh.

Nga këto simptoma mund ta kuptoni se jeni të helmuar me bakterin E.coli

Megjithëse shumica e llojeve të këtij bakteri janë të padëmshme ka edhe prej tyre që mund të shkaktojnë sëmundje të rënda.

Lexo edhe :  Si ia doli Greqia të ringrihej nga gremina ekonomike

Simptomat më të shpeshta nga E.coli janë dhimbja e barkut, diarreja, temperatura e të vjellat.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shumica e pacientëve shërohen brenda 10 ditësh, por në një pjesë e vogël të pacientëve (veçanërisht fëmijë të vegjël dhe të moshuar), infeksioni mund të çojë në një sëmundje të rrezikshme për jetën, siç është sindroma hemolitike uraemike (HUS). HUS karakterizohet nga insuficiencë renale akute, anemi hemolitike dhe trombocitopeni (trombocite të ulëta të gjakut).

Simptoma më pak të zakonshme përfshijnë vjelljen dhe temperaturën e ultë. Shumica e të rriturve të shëndetshëm shërohen nga një infeksion plotësisht pas rreth një jave.

Simptomat e të infektuarve zakonisht shfaqen brenda 2 deri në 4 dite, por mund të zgjasin deri në 8 ditë.

Shumë prej të helmuarve mund të shërohen edhe pa antibiotik apo ndonjë trajtim specifik.

Njerëzit preferohet që të vlojnë ujin e pijshëm dhe më pas të lejojnë që uji të ftohet para se ta përdorin ose ta ruajnë atë në një enë të pastër, të mbyllur për përdorim të mëvonshëm.

 

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV