Ish-gruaja dhe gruaja publikojnë videon bashkë, ja komenti i Orlando Bloom

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-bashkëshortja dhe bashkëshortja e Orlando Bloom kanë një marrëdhënie të shkëlqyer, madje bëjnë edhe yoga bashkë. Modelja Miranda Kerr dhe këngëtarja Katy Perry publikuan një video bashkë dhe Orlando Bloom jo vetëm që dha konfirmimin e tij, por edhe i komplimentoi vajzat.

“Ju të dyja jeni më të ëmblat,” –komentoi ai në postim.

Kerr e ripostoi videon në Instagram Stories dhe i shkroi Perry-t: “Të dua!”

Bloom dhe Kerr kanë qenë të martuar nga viti 2010 deri në 2013-ën. Ata kanë bashkë djalin Flynn, 10 vjeç. Prej vitit 2017 modelja është e martuar me Evan Spiegel dhe bashkë kanë dy djem, Hart dhe Myles, 3 dhe 2 vjeç.

Ndërsa Bloom dhe Perry u lidhën për herë të parë në vitin 2016. Çifti u nda për pak kohë pas një viti dhe u pajtua në 2018-ën. Bloom i propozoi Perry-t në 2019-ën dhe mirëpritën vajzën e tyre Daisy në gusht të vitit të kaluar.

Kerr ka folur për marrdhënien e mirë që ka me ish-burrin e saj dhe partneren e tij, këngëtaren Katy Perry.

“Unë e adhuroj Katy-n dhe ndihem shumë e lumtur që Orlando ka gjetur dikë që e lumturon, sepse në fund të ditës, që Flynn të ketë një baba të lumtur dhe një nënë të lumtur është gjëja më e rëndësishme. Ne me të vërtetë gjithmonë mendojmë se cila është gjëja më e mirë për djalin tonë Flynn dhe unë thjesht mendoj se kjo është më e rëndësishmja.”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KATY PERRY (@katyperry)

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV