Përmbytjet në Holandë, autoritet shpallin gjendjen e katastrofës natyrale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre në jug të Holandës, ndërsa e gjithë zona është duke përjetuar përmbytjet më të mëdha në dekada. Kryeministri Mark Rutte ka shpallur gjendjen e katastrofës natyrore në provincën e Limburg, në kufi me Gjermaninë dhe Belgjikën.

Autoritetet po përgatiten të evakuojnë pjesën më të madhe të qytetit të Fenlo këtë pasdite dhe u kanë bërë thirrje banorëve të komunitetit më të vogël Meersen të jenë të gatshëm të largohen.

“Dilni nga shtëpitë tuaja menjëherë dhe drejtohuni në një vend të sigurt,” thanë Shërbimet e Emergjencës Meersen. Ata gjithashtu udhëzuan familjet të ndërpresin furnizimin me energji elektrike dhe gaz.

Pjesa më e madhe e Holandës është nën nivelin e detit dhe mbrohet nga një sistem kompleks i argjinaturave të vjetra dhe digave moderne, prej betoni që nuk lejojnë që ujërat e detit dhe lumenjve të përmbytin vendin.

Qindra zjarrfikës dhe ushtarë u mobilizuan për të forcuar argjinaturat e tjera dhe për të ndihmuar në evakuimin e banorëve. Në Falkenburg, afër kufirit me Belgjikën dhe Gjermaninë, uji përmbyti qendrën e qytetit. Shumë shtëpi të moshuarish u evakuuan dhe një urë u shkatërrua.

Nivelet e ujit në lumenjtë Meuse dhe Ruhr arritën nivele rekord të enjten, duke tejkaluar ato të regjistruara në 1993 dhe 1995, kur përmbytjet e mëdha goditën vendin.

 

Të fundit

Senatori amerikan Graham: Po afron një “pikë kthese” në luftën Rusi-Ukrainë

Senatori amerikan, Lindsey Graham, tha se po afron një “pikë kthese” në luftën Rusi-Ukrainë. Senatorët Richard Blumenthal dhe Lindsey...

Ajsbergu masiv i afrohet këtij fshati të vogël, banorët të alarmuar

Një ajsberg me “përmasa titanike” është afruar në mënyrë të rrezikshme pranë një fshati të vogël në Grenlandë, duke kërcënuar shtëpitë e banorëve. Sipas një...

Krybashkiaku i Hasit nuk i bindet Ramës: Nuk kam në plan të shkarkoj asnjë punonjës

Kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, u shpreh në reagim për TCH se nuk e ka në plan të shkarkojë asnjë punonjës, vetëm nëse...

Plumbat e luftës, brenda muzeve fantazmë të Ukrainës

Ekspozitat zëvendësohen nga fragmentet e luftës dhe pushtimit nga Charlotte Higgins Një statujë gjigante e stilit kubist nga epoka sovjetike, që përfaqëson një ushtar prej betoni...

Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional/ Ja ku mund të aplikoni

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku njofton se janë hapur regjistrimet për Arsim Profesional. Rama bën me...

Lajme të tjera

Web TV