Helmimi në Kosovë/ Arrestohet përgjegjësi i kamerave të sigurisë për shpërdorim detyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përgjegjësi i kamerave të sigurisë tek Gryka e Deçanit është arrestuar ditën e djeshme pasi është vërtetuar që kamerat e sigurisë nuk funksionin që prej dy muajsh. Ndërkaq, Policia ka arrestuar edhe Inspektorin e Agjensisë Kosovare të Pyjeve pasi ai ka qenë në krye të detyrës. Të dy personat e arrestuar dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën.

Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Shkodran Nikqi i ka pohuar të dy arrestimet për mediat vendase.

“Përgjegjësi i kamerave të sigurisë dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare përderisa ka qenë përgjegjës për vëzhgimin e kamerave në Grykën e Deçanit”, tha Nikqi.

“Po është ndaluar një zyrtar i AKP-së pranë MPMHI-së me seli në Deçan për keqpërdorim të detyrës zyrtare, përderisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare në cilësinë e inspektorit në Grykën e Deçanit. Hetimet janë duke u zhvilluar për të parë se a ka ky rast ndonjë lidhshmëri me çështjen e ujit në komunën e Deçanit”, ka thënë ai.

Gjithsesi Policia po kryen ende hetime për këtë ngjarje të rëndë.

Prej gati një jave Deçani është në gjendje emergjente, ndërsa numri i të helmuarve ka shkuar në mbi 1500. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka dalë në përfundimin se uji në Deçan është jo i pijshëm, çka e cilësojnë si shkaktarin kryesor për mbi 1500 të helmuar në Deçan. Referuar analizave, në ujë janë gjetur bakteri disa bakterie jo patogjene, më konkretisht të bakterieve koliforme dhe E.coli.

Të fundit

“Të jesh deputet është punë, jo kapardisje”, Erion Braçe ka një mesazh për të rinjtë

Si një prej deputetëve më të vjetër socialistë, Erion Braçe nga Report Tv ka një mesazh për gjeneratën e...

Mbyllet numërimi për votën preferenciale, Olta Xhaçka merr mandatin në Tiranë

Është mbyllur numërimi për votën preferenciale në Qarkun e Tiranës. Olta Xhaçka ka mundur të marrë mandatin e deputetit për Partinë Socialiste duke lënë jashtë...

PD dhe opozita të fillojnë ‘stërvitjen’ për zgjedhjet e 2033

Jakin Marena Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama fitoi thellësisht zgjedhjet e 11 majit të këtij viti. Fitoi si brenda ashtu dhe jashtë vendit, dhe me...

Veliaj ka ende shpresë, avokatët dërgojnë rekursin me postë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimit të gjykatës së Apelit të Posaçëm. Veliaj kërkon ndryshimin...

Dështoi në Elbasan duke humbur 2 mandate, Alizoti: Demokratët u trajtuan si kavje

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i PD-së në Elbasan, ka reaguar pas zgjedhjeve të 11 majit, duke falënderuar qytetarët që votuan opozitën, ndërsa ngre akuza...

Lajme të tjera

Web TV